8.5 C
Priština
More

    Nëna feston ciklin e parë menstrual të vajzës së saj duke i bërë befasi një festë

    spot_imgspot_img

    Një nënë nga Florida donte të sigurohej që vajza e saj mos të ndjehet e turpëruar…

    Ardhja e ciklit tuaj të parë menstrual mund të paraqesë një seri emocionesh, që nga krenaria e konfuzioni dhe gjithçka tjetër ndërmjet. Por, përveç ndjenjave të mundshme që mund të përjetojnë përderisa keni gjakderdhje ndërmjet këmbëve tuaja për herë të parë, një nënë nga Florida është siguruar që vajza e saj mos të ndjehet e turpëruar – dhe sigurisht mund të themi se ia ka dalë mbanë.

    Ashtu siç Shelly Lee shpjegoi në një intervistë me Buzzfeed, kur vajza e saj 12 vjeçare Brooke përjetoi ardhjen e ciklit të parë, ajo në vend që t’i lë një paketë tampona apo peceta higjienike në dhomën e saj, vendosi që t’i bëjë një befasi. Përzgjedhja e tortes me çokollatë (e zgjedhur sepse kishte serotonin në të për ta ndihmuar në ciklin e parë menstrual), si dhe shumë produkte tjera me motive menstruale, gjë që edhe ahengu ishte një mënyrë e përsosur për të festuar diçka krejtësisht natyrale – dhe Brooke nuk mund të dukej më e ngazëllyer se kurrë më parë.

    Duke pasur parasysh stigmën që ende ekziston rreth temës së menstruacioneve, vendimi i Shelly-t për ta mirëpritur vajzën e saj në botën e ciklit menstrual ishte absolutisht e shkëlqyer, ku edhe shumë foto të saj u postuan në tëitter dhe u bënë shumë shpejtë virale.

    “Kjo është vetëm një gjë normale për familjen tonë”, theksuan anëtarët e familjes që kishin marrë pjesë në aheng. Kjo tregon se familja është gjëja më e çmuar dhe se përkrah në çdo sfidë të jetës…/kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...