15.8 C
Priština
More

    9 gjërat që kurrë nuk i keni ditur për trupin tuaj se çfarë bën gjatë gjumit

    spot_imgspot_img

    E dini trupi juaj ka nevojë për tetë orë gjumë në ditë, por, çfarë në të vërtetë ndodhë me trupin tuaj gjatë asaj kohe? Këtu po ju paraqesim një pamje vjedhurazi brenda fabrikës suaj të trupit gjatë gjumit.

    1. Me rënien në gjumë, ju dridheni. Sipas ekspertëve të gjumit, shkalla e dridhjes është sugjestive për faktin se sa më të përgjumur që jeni, aq më e madhe është edhe dridhja, e aq më shumë lodhet edhe trupi juaj.
    2. Temperatura trupore bie dukshëm. Kur ne jemi aktivë gjatë ditë, djegim më shumë kalori, kështuqë rënia e temperatures është mënyrë për të reduktuar shkallën e djegies dhe ruajtjen e kalorive. “Është sikur arinjtë që prehen dhe pushojnë”, thotë Dr. Avi Ishaaya, specialist i gjumit dhe asisent professor në klinikën e UCLA. Gjumi është mekanizëm i mbijetesës.
    3. Bëni pastrim të plotë të toksinave. Kjo lejon trupin dhe trurin të rinovohen. Tek njerëzit që nuk flejnë mirë, filtrimi nuk është edhe aq efektiv, kështuqë ekspertët thonë se mund të ndihmojë në shpjegimin se pse njerëzit që janë të privuar nga gjumi mund të bëjnë marrëzira.
    4. Harroni informacione të padobishme. Marrim informacione të tilla gjatë gjithë ditës dhe fatmirësisht i harrojmë në gjumë, thekson specialisti i gjumit Christopher Colwell. Nëse do të mbanit mend gjithçka, do të ngarkohej dh embushej truri juaj, kështuqë procesi i sortimit ndodh gjatë gjumit.
    5. Trupi juaj paralizohet, por truri qëndron aktiv. Truri i ndokujt i cili është duke ëndërruar, në fakt është më aktiv se i ndonjë personi që është zgjuar, dhe kërkon më shumë oksigjen. Një teori është se gjatë fazes së gjumit REM, ju menaxhoni dhe organizoni mendimet dhe të mësuarit, paraqitjen e informacionit, por askush nuk është në gjendje ta kuptojë në mënyrë specifike se pse një mendje e përgjumur është active, thotë Dr. Alon Y. Avidan, professor i neurologjisë dhe drejtor i qendrës për çrregullime të gjumit. Mendja juaj është aq active gjatë gjumit, saqë mund të bëjë edhe lidhje dhe zbulime të rëndësishme, thonë hulumtuesit.
    6. Të gjitha qelizat tuaja individuale – jo vetëm qelizat e trurit – riparohen plotësisht. Këto procese restorative kujdesen për të gjitha dëmtimet që ndodhin gjatë ditë. Kur ju nuk bëni gjumë mjaftueshëm, efekti nuk ndikon vetëm në trurin tuaj- pasojat janë në të gjithë trupin.
    7. Sistemi juaj imunitar është gjatë tërë kohës në nivel. Një studim ka treguar se personat që kanë marrë ftohje apo grip, dhe nuk kanë fjetur sa duhet, nuk kanë arritur të krijojnë antitrupat e duhur për tu mbrojtur kundër gripit. “Sa më shpejt që të zbuloj shenjat e para të ndonjë infeksioni respirator, përpiqem për të fjetur rreth 10 orë të plota”, thotë Dr. Jordan Stern, themelues dhe drejtor i qendrës BlueSleep në New York City. Nëse jeni të privuar nga gjumi në mënyrë kronike, keni më shumë gajsa për të zhvilluar infeksione të përsëritura.
    8. Zgjoheni në mes 5 deri 15 herë në orë. Kjo zakonisht ndodh kur kalojmë në faza të ndryshme të gjumit, si psh. nga ëndërrat në gjumë të thellë, dhe zgjimet ndodhin shkurtimisht saqë nuk arrijmë ti mbajmë mend.
    9. Sigurisht që jeni duke marrë frymë – por shumica nga ne, rreth 30% e njerëzve në të vërtetë ndalojnë frymëmarrjen gajtë natës. Deri 90% e njerëzve me këtë çrregullim, apnea të gjumit, nuk diagnostifikohen, duke përfshirë edhe femrat e reja. Nëse ju ose partneri juaj gërhisni gjatë natës, është koha që të bëni një kontrollë tek mjeku/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...