15.8 C
Priština
More

    Në dashuri me njeriun e martuar!

    spot_imgspot_img

    Rënia në dashuri me një burrë të martuar, është një nga gjërat më të vështira në botë për t’u marrë me të, sidomos nëse ai është duke kthyer dashurinë dhe ndjenjat kah ju, por ai ende është me gruan e tij. Kur dashuroheni në një burrë të martuar, kjo mund të ju duket sikur çdo gjë shkon mirë dhe ju jeni duke kontribuar në të, por në të vërtetë nuk është tamam ashtu. Vetëm për shkak se ju jeni në dashuri, dhe ai thotë se edhe ai është shumë i dashuruar, nuk do të thotë se kjo është duke shkuar mirë. Nëse ju jeni në dashuri me një burrë të martuar, Ju nuk keni asnjë ide se çfarë jeni duke bërë, hidhini një sy disa nga këshillat e mia më poshtë!

     

    1. Respektojeni veten

    Së pari, vajza, kur ne do të ndalemi dhe ta respektojmë veten? Nëse një mashkull ju kushton shumë vëmendje, ju jep dhurata, dhe ju merr për të dalur jashtë nëpër darka të ndryshme, nuk do të thot që kjo do të funksionoj gjithmonë, pasi që ju jeni duke u takuar me njeriun që tashmë ështv i martuar dhe ka një familje të krijuar. Ju asnjëherë nuk duhet të lejoni që ju të jeni shkaktari i shkaterrimit të një familjeje. Prandaj, sa më parë, ndërprejeni me të, dhe vazhdoni tutje duke kërkuar atë që është i lirë dhe i duhuri për ju. Të dashuroheni në njeriun e martuar, nuk do t’ju asjellë asgjë më shumë se, vuajtje dhe mjerim.

    2. Ai me siguri nuk do të lërë gruan

    Kuptohet, edhe nëse ai mund të ju thot se do ta lërë gruan e tij … ai ndoshta nuk ka për ta bërë atë. Ai ndoshta dëshiron të ketë “tortën” dhe pasi që ta hajë atë, ai nuk ka për të shkuar askund. Përse ai do të largohet nga shtëpia edhe familja tij e lumtur, përderisa ju ka ju në dispozicion dhe të gatshme pë ta luajtur lojen e tij

    3. Mos harroni familjen e Tij

    Unë nuk mund të them se kjo e mjaftueshme, kjo nuk do të ndikojë vetëm ju, çfarë nëse ai ka fëmijë? Tradhëtia ka një efekt të paparashikueshëm, ku do të sjellte shumë problem, jo vetmëm juve, apo atij, por do t’ia humbte besimin në meshkuj gruajes së tij dhe krejt në fund, cfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre. A doni që të vëni një familje të tërë nëpër të gjithë këtë? Është e vështirë, por duke i dhënë fund daljeve me një burrë të martuar do të ishte gjëja më e mirë.

    4. Mos e zgjidhni atë

    Pse të zgjidhni njeriun e martuar në vendin e parë? Ti je e bukur, një yll që shndritë në mënyrë të mahnitshme, ju keni nevojë për dikë që është i dedikuar vetëm për Ju dhe jo dikush që është i përkushtuar edhe për një grua tjetër në të njëjtën kohë. Nuk do të jetë mirë që të keni një njeri të tillë në jetën tuaj?

    5. Pikëllimi në dashuri

    Të jesh në dashuri është një gjë edhe e ndërlikuar. Duhet të them e ndërlikuar, sepse edhe pse ai është i martuar, ju ndoshta keni ndjenja të thella për të. Që do të thotë se ju do të pikëlloheni me dashurinë tuaj dhe marrëdhënien, ashtu si çdo ndarje tjetër. Ajo do të jetë me të vërtetë vështirë, por ju do të kaloni nëpërmjet saj

    6. Mos lejoni që gjykimet të ndikojnë në ju

    Mos harroni kur kam përmend gjykimet? E pra, shumica e njerëzve do të ju gjykojnë ju ai ty, por mos e lejoni që kjo të ju rrëzoj. Ju duhet të përfundoni atë marrëdhënie për ju, dhe për askënd tjetër. Ju duhet të respektoni veten aq mjaftueshëm, sa për të gjetur një njeri që është vetëm i juaji.

    7. Ndërprit komunikimin

    Përfundimisht vajza, ju definitivisht duhet që ti ndërpreni të gjitha komunikimet me të.

    Kjo do të thot që ju duhet të ndërroni numrin e telefonit, dhe të bllokoni çdo lloj tjetër të komunikimit. Është e vështirë, por ama kjo ia vlenë shumë! Unë e di që ju nuk mund të kontrolloni se në kë do të dashuroheni, por, në qoftë se ai djal të cilin ju po e doni, është i martuar, ju duhet t’i jepni fund asaj dashurie.

    Pra, a keni qenë ndonjëherë në dashuri me një burrë të martuar? /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...