2.8 C
Priština
More

    Si mund ta dini që jeni martuar me personin e duhur!

    spot_imgspot_img

    Këshilla nga Mortel Fertel – Fitnes në martesë

    Ne e vijuam njërin ga seminaret e Mortel Fertel, ku një grua bëri një pyetje: “Si mund ta di që jamë martuar me personin e duhur”.
     
    Vura re se pranë saj ishte i ulur një njeri i madh, kështu që i thash, „Kjo varet. Është burri juaj ai?“
     
    Në raste serioze, si mund të dini nëse jeni martuar me personin e duhur?
     
    Ja ku e keni përgjigjen.
     
    Çdo lidhje ka ciklet e veta. Në fillim, ju dashuroheni në bashkëshortin tuaj. Ju mezi prisni thirrjen e tij, prisni me padurim të ju prekë, dhe ju pëlqen origjinaliteti i tij.
     
    Rënia në dashuri me bashkëshortin tuaj, nuk është e vështirë. Në fakt është një eksperiencë krejtësisht spontane. Nuk keni nevojë të bëni asgjë. Prandaj kjo është ajo që quhet “të bini në dashuri”, sepse ajo ju ndodhë Ju.
     
    Njerëzit e dashuruar nganjëherë thonë, “kokë e këmbë në dashuri“. Mendoni për imazhet e kësaj shprehje. Kjo nënkupton që ju ishit vetëm, duke qëndruar aty, duke mos bërë gjë, dhe pastaj, diqka ju vjen dhe ju ndohë Ju.
     
    Të dashuroheni është e lehtë. Është një eksperiencë  spontane dhe pasive.
     
    Por pas disa viteve  martesë, euforia e dashurisë fillon të zbehet. Është një cikël natyral i çdo lidhjeje. Ngadal, por sigurtë, thirrjet telefonike fillojnë të bëhen të mërzitshme (edhe atë nëse ndodhin), prekjet nuk janë gjithmonë të mirëseardhura (kur të ndodhin), dhe origjinaliteti i bashkëshortit tuaj, në vend që të ju pëlqejnë, ju bënë të mërziteni.
     
    Simptomat e kësaj faze ndryshojnë në çdo marrëdhënie, por në qoftë se ju mendoni për martesën tuaj, ju do të vini re një ndryshim dramatik në mes fazës fillestare, kur ju keni qenë në dashuri të papërshkrueshme, dhe kësaj faze ku ju kaloni mjaft qaste e zemëruar.
     
    Në këtë pikë, ju dhe / ose bashkëshorti juaj filloni të mendoni dhe të pyesni vetën, „A jame martuar me personin e duhur?“ Dhe si ju, ashtu edhe bashkëshorti juaj, filloni të reflektoni mbi euforinë e dashurisë që dikur e kishit, dhe ju mund të filloni të dëshironi atë përvojë me dikë tjetër . Kjo ndodhë kur martesa thyhet. Njerëzit fajësojnë bashkëshortin e tyre, për pakënaqësitë e tyre dhe do të shikojnë të gjejnë plotësimin (përmbushjen e kërkesave) jashtë martesës së tyre.
     
    Përmbushja jashtëmartesore vjen në të shumë forma dhe madhësi. Pabesia është mëse e qartë. Por nganjëherë njerëzit të prekur nga kjo fazë, i kthehen punës së vonshme, hobit të tyre, ndonjë miqësie, TV të tepruar, ose substancave abusive.
     
    Por përgjigja për këto dilema nuk qëndrojnë jashtë martesës suaj. Ajo shtrihet brenda saj.
     
    Nuk jamë duke thënë, që ju nuk do të bini në dashuri në ndonjë person tjetër. Ju patjetër që mundeni. Dhe përkohësisht ju do të fillni të ndjeheni më mirë. Por ju do të gjindeni në të njejtën situatë pas disa viteve. Sepse (dëgjoni me kujdes) çelësi i një martese të suksesshme nuk qëndron në gjetjen e personit të duhur, por qëndron në atë që të mësoni të doni personin që e keni gjetur.
     
    Dashuria jetike nuk mbështetet në eksperiencën pasive apo spontane. Ajo asnjëherë nuk do të ju ndodhë vetëm Ju. Ju nuk mund të “gjeni” një dashuri të “qëndrueshme”. Ju duhet ta bëni atë, ditë pas dite. Prandaj ne kemi shprehjen “punë dashurie”. Sepse ju merr kohë, përpjekje dhe energji. Dhe më e rëndësishmja, ajo ju merr URTËSINË. Ju duhet të dini se çfarë të bëni që dashuria jauj të funksionoj.
     
    Mos bëni gabime rreth kësaj. Dashuria nuk është një mister. Ka shumë gjëra të veçanta që ju mund të bëni (me apo pa bashkëshortin tuaj) për ta drejtuar dashurinë drejt rrugës së suksesshme.
     
    Ashtu siç ekzistojnë ligjet fizike të gjithësisë (të tilla si graviteti), ka edhe ligje për marrëdhënien në dashuri. Ashtu si dieta e duhur dhe programi i ushtrimeve, që ju bën më të fortë fizikisht, zakone të caktuara në marrëdhënien tuaj do të bëjnë martesën tuaj më të fortë. Ky është shkaku dhe efekti i drejtpërdrejtë. Nëse ju e dini dhe e zbatoni këtë ligj, rezultatet janë të parashikueshme – ju mund ta „bëni“ dashurinë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...