Në 12 orëshin e parë Dhurata dhe Azet arrijnë 1 milionshin

Zgjodhën mesnatën për të publikuar bashkëpunimin e tyre.

E ende pa kaluar 24 orëshi i parë, kënga e re e Dhurata Dorës dhe Azet, arriti mbi 1 milion shikues në Youtube.

Që të dy këngëtarët njihen për këngë hite, e duket se edhe dueti i tyre do të jetë një nga këngët dominuese të verës.

Për tekstin e këngës së titulluar “Fajet”, janë përkujdesur vet këngëtarët, ndërkaq që është publikuar bashkë me një videoklip me skena verore.