Ndryshoni derisa mundeni! Shprehitë e këqija të mëngjesit të cilat e rëndojnë shëndetin tuaj

spot_imgspot_img

Të rinjtë që nuk hanë mëngjes apo që nuk e hanë si duhet atë, kanë më shumë se 68 për qind mundësi që të vuajnë nga sindromi metabolik kur të rriten, gjë që është emri i përbashkët i dijabetit dhe i shtypjes së lartë të gjakut.

Konsumimi i mëngjesit të dobët apo moskonsumimi i tij në moshën e adoleshencës mund të ndikojë në shëndet edhe 30 vjet më vonë. Studiuesit suedezë kanë zbuluar se personat që kanë ngrënë mëngjes të dobët gjatë adoleshencës, shfaqin më shumë shenja të sindomit metabolistik pas 27 vjetësh, sesa ata që kanë ngrënë mëngjes rregullisht.

Sindromi metabolistik është term mjekësor për kombinimin e diabetit dhe tensionit të lartë, të cilët mund të shpiejnë lehtësiht në ndonjë sulm.

Studentët e Universitetit Umee, në vitin 1981 kanë plotësuar një formular për ngrënien e rregullt të mëngjesit. Pas 27 vitesh po të njëjtët i janë nështruar kontrollit shëndetësor. Studiuesit në mënyrë të vecantë kanë kërkuar simptome metabolistik tek ata.

Hulumtimet kanë tereguar se ata që s’kanë ngrënë mëngjes, pas 27 vjetësh, vuajnë nga sindrome metabolistike, përkundër atyre që e kanë ngrënë në rregull atë.

Studiuesit kanë marrë parasysh edhe nivelin e ulët ekonomik e social të adoleshentëve që i kanë zgjedhur për hulumtim.

Studimet e bëra në Universitetin e Tel Avivit vërtetojnë se marrja e më tepër kalorive në orët e hershme të mëngjesit, e ul rrezikun nga diabet dhe shëndoshja, shumë tepër se marrja e tyre gjatë ditës.

Mëngjjesi i pasur gjithashtu ndihmon në humbje peshe. Në fund të studimit izraelit del se ata që kanë ngrënë mëngjes të pasur dhe drekë e darkë më të varfër, mesatarisht kanë humbur 8.5 kilogramë, ndërsa ata që kanë pranuar më shumë kalori në fund të ditës kanë humbur vetëm 3.5 kilogramë nga pesha e tyre. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.