Moska vendi i magjisë së dimrit

spot_imgspot_img

Kur përmendim dimrin dhe udhëtimet, menjëherë na vjen në mendje Moska. I njohur ndryshe si qyteti i akullt.

Rusia është një vend me trashëgimi të pasur kulturore dhe një peizazh jashtëzakonisht të larmishëm. Moska, kryeqyteti, shtrihet në lumin Moskva dhe është një perlë e vërtetë për t’u vizituar dhe zbuluar sidomos gjatë dimrit.

E mbuluar në dëbore pjesën më të madhe të dimrit, Moska është përshkruar nga shumë si një qytet magjik. Edhe në ditët më të ftohta, qyteti ka një mori aktivitetesh për të zbuluar.

Parku Zaryadye

Parku Zaryadye është vetëm disa hapa larg “Sheshit të Kuq” dhe është një nga thesaret më moderne të qytetit. Është një park urban që përfaqëson peizazhe të ndryshme të Rusisë. Ura e saj lundruese në formë V, një strukturë 70 metra e gjatë pa një mbështetje të vetme që varet mbi Moskva, është e njohur në të gjithë botën dhe po bëhet shpejt një nga atraksionet kryesore të qytetit.

Arkitektura

Mbulesa prej xhami e sallës së koncertit është unike. Është e përbërë nga 2618 panele dhe 152 panele diellore, por nuk ka mure anësore. Kjo lejon që ajri të rrjedhë lirshëm ndërsa në të njëjtën kohë mbron spektatorët nga çdo mot i keq. Kjo strukturë 8500 m2 është e para në llojin e saj.

Aktivitete sportive

Moska është tepër dinamike në dimër. Ju mund të bëni patinazh ndërsa shihni disa nga shumë kryeveprat arkitekturore sovjetike. Natën patinazhi në të vërtetë merr jetë, si dhe bulevardet, rrugët dhe parqet përreth, pasi ato janë zbukuruar me ndriçime artistike që konkurrojnë me yjet.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues për 12 shenjat (19 gusht 2026): dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 19 gusht 2026: sinjale të dashurisë, momente vendimtare në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie. Lexo me kujdes e shijo humorin!

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.

Si t’i organizoni produktet e make-up dhe si të lexoni afatet e përdorimit

Udhëzime praktike se si t’i organizoni produktet e make-up, si të lexoni etiketat dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit për siguri dhe rezultate më të mira.