Mos lejoni fëmijët tuaj të mërziten brenda shtëpisë

spot_imgspot_img

Situata e krijuar si pasojë e përhapjes së Coroanvirusit, ka ndryshuar përditshmërinë e të gjithëve. Fëmijëve, tani në pothuasje të gjitha vendet, u është ndërprerë shkolla. Qëndrimi në shtëpi i tyre, tek fëmijët sjell mërzi, prandaj duhet të përkujdesemi që kohën e tyre të mbushim me aktivitete edukative dhe kreative. Në vazhdim, gjeni disa këshilla.

Fillimisht, kujdesuni për humorin e tyre. Mos i detyroni të bëjnë gjëra që nuk dëshirojnë dhe shkaktojnë nervozë tek ata. Kujtojani vetes se edhe disponimi juaj, reflekton në fëminë tuaj.

Shkurtojeni kohën e tyre të qëndrimit pranë televizorit dhe tentoni që këtë kohë ta kaloni duke u marrë me aktivitete, si pikturë, mozaik, libra, audio libra. Për ide, përdorni internetin. Për ata më të mëdhenj në moshë, mendoni t’i angazhoni me ndonjë punë rreth shtëpisë.

Tentoni që të mos lini pyetjet e fëmijëve pa përgjigje. Madje edhe kur ato mund të jenë të sikletshme apo kur lidhen me situatën aktuale. Tentoni të ndërtoni përgjigje të përshtatshme për ta.

Nëse keni më tepër fëmijë, tentoni që të krijoni rregull që të mos e ndërpresin njëri tjetrin, të njohin kufinj që nuk duhet të kalojnë.

Më e rëndësishmja nga të gjitha, dhurojuni shumë dashuri, qëndroni gjatë gjithë kohës me fëmijët tuaj, kompenzojeni kohën kur jeni ju në zyre e ata në kopsht a shkolla. Këndoni, vallëzoni, qeshni, kënaquni!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.