9.5 C
Priština
More

    Me çfarë femrat i largojnë nga vetja meshkujt?!

    spot_imgspot_img

    Nëse në raportet e komplikuara mashkull-femër pyeteni se pse gjërat kanë marrë tatëpjetën, ndoshta nuk është keq që përgjigjen ta kërkoni nga këndvështrimi i mashkullit.

    Shumica e femrave gjatë jetës janë gjendur në situatë kur përnjëherë kanë qenë të refuzuara ose të braktisuara, pa arritur ta kuptojnë arsyen. Mirëpo, shumica prej tyre as që janë të vetëdijshme për lëshimet e imëta që i bëjnë, si psh. shprehi të tmerrshme që bezdisin, sharjet ose imponimi i vullnetit te tyre ndaj gjinisë më të fortë. Të gjithë këto gjëra dijnë ta largojnë mashkullin nga femrat, ndërsa Dejvid Gud në librin “The Man Code: A Woman’s Guide to Cracking the Tough Guy” ua zbulon damave në mënyrë precize sekretet e mendjes mashkullore, duke përfshirë edhe cilat shprehi, më së shumti nga të gjitha, e detyrojnë mashkullin në ikje. Tek ata alarmi për “ikje” jo rrallëherë aktivizohet, të themi, në situatat në vazhdim:

    1. Dëshironi që ta ndryshoni – Femrat shpesh futen në lidhje me pritshmëritë se mashkulli do të ndryshojë disa gjëra. Nëse ai edhe i bën ato, dobinë e atyre ndryshimeve duhet ta peshoni mirë. Ajo mund t’u përplaset në kokë, sepse nëse dëshironi që ai të heq dorë nga të gjitha gjërat që e gëzojnë në jetë, ndoshta mund të vijë në përfundim se më mirë do të ishte të mos jetë me ju.

    2. Bezdisja për gjëra të parëndësishme – Romanca është sikur loja në poker, është më mirë t’i ruani emocionet. Meshkujt i japin rëndësi temave të përgjithshme, ndërsa femrat ngjiten për vogëlsira. Në veprimet e tij kryesisht nuk ka qëllime të fshehta. Nëse është jasht me shokët, atëherë vetëm është jashtë me shokët.

    3. Seks në takimin e parë – Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Nëse femra në takimin e parë ofron seks, sigurisht sejcili mashkull do ta shoh me vërejtje këtë gjë. Femra e cila ikën duke lënë vetëm një puthje për natë të mirë dhe e lë mashkullin të presë, do të jetë më shumë atraktive. Dorën në zemër, edhe ky “rregull” i ka përjashtimet e veta.

    4. Përsëritjet e gjërave derisa nuk e humbin kuptimin – Femrat për dashurinë duhet të flasin “qetë”. Me fjalë tjera, kjo është ajo që bëni derisa askush nuk shikon, kur e merrni për dore me dëshirën për t’i thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Nëse tërë kohën thoni “të dua”, ato fjalë do të humbasin kuptimin.

    5. Jolojaliteti – Të jesh e dhënë pas tij është gjithçka, deviza kryesore e jetës së mashkullit. Nëse femrat nuk janë të dhëna (përkushtuara) ndaj femrave tjera, kjo i flet mashkullit se të tilla do të jenë edhe ndaj tij.

    6. Nuk ndihet si mbrojtës – Sikurse femra që dëshiron të ndjehet e përkujdesur dhe e mbrojtur, poashtu edhe mashkulli dëshiron të dijë se ai është shkaktari që ju ndjeheni e tillë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...