Maska e fytyrës me bazë domate do të jetë receta e vetme që do t’ju duhet këtë verë, çfarë problemesh trajton

spot_imgspot_img

Likopeni është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe. Tashmë e dimë që sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes. Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin.

Domatja është një ndër burimet kryesore të këtij antioksidanti natyral e më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse kjo perime është aleatja numër 1 e lëkurave të yndyrshme.
Domatja ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave.Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.
Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

Një maskë tjetër: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht (receta shkeputur nga revista)

LIVING

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Foshnja‑juaj: si të organizoni shëtitjen e përditshme dhe veshjen e foshnjës — udhëzime praktike

Një udhëzues praktik për të organizuar shëtitjen e përditshme të foshnjës dhe për të menduar rreth veshjes së saj, me parime të thjeshta për sigurinë, mirëqenien dhe integrimin me ushqimin dhe pushimin.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — ide të shpejta për familjet pune në Kosovë dhe diasporë

Ide praktike dhe receta të shpejta për sallata stinërore drekash që kombinojnë perime sezonale, burime proteine dhe rregulla të thjeshta higjenike për familjet punëtorë në Kosovë dhe diasporë.

Kalkulator i lëvizjes dhe qëndrimit të trupit gjatë ditës — këshilla të thjeshta

Si t’i përcjellni lëvizjet dhe qëndrimin gjatë ditës me një kalkulator të thjeshtë dhe çfarë këshillash praktikë mund t’ju ndihmojnë të shmangni sjelljet sedentare dhe të përmirësoni shëndetin afatgjatë.

Horoskop ditor për 12 shenjat (vetëm për argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo dhe zbavitu — vetëm për argëtim.