10.5 C
Priština
More

    Si t’i pastrojmë shpejt hundët e mbyllura?

    spot_imgspot_img

    Me grip dhe ftohje shpesh vjen edhe mbyllja e hundës. Të gjithë e urrejmë, sepse për atë nuk mund të flemë rehat. Ja mënyrat më të shpejta si t’i hapni hundët.

    Nëse i keni hundët e mbyllura e dini që gjendja është më e keqe natën dhe frymëmarrja më e rënduar mund të zgjasë deri sa gripi të largohet. Ekzistojnë disa mënyra të sigurta dhe natyrale që më shpejt t’i hapni hundët dhe të merrni frymë më lirshëm.

    Vaji i origanos dhe pepermintit

    Kur janë në pyetje hundët e mbyllura dy mënyra janë më efikase – vaji i origanos dhe mentës (pepermintit).

    Vaji i origanos ka përbërës antivirusi, është antiseptik dhe antibakterial. Është i shkëlqyeshëm për probleme respirative në përgjithësi, por është shumë i fort dhe duhet të keni kujdes.

    Që të hapni hundët e mbyllura vetëm një pikë e vajit në origanos ju duhet në hundë dhe me gisht të pastër hidhni pak edhe në gjuhë. Mos e përpini vajin menjëherë por merrni frymë thellë dhe nxirreni frymën nga hundët. Menjëherë do të ndjeni lehtësim. Mund të përpini vajin me pështymë pas disa herë frymëmarrjeje. Kini parasysh që nuk do të jetë e lehtë – do ju mbushet goja me pështymë e sytë me lot, por përmbajuni, sepse vaji i organos nuk është i dëmshëm në këto doza.

    Ngjashëm ndikon edhe vaji i pepermintit, i cili është shumë i shëndetshëm me antioksidant dhe luftëtar i mirë i alergjive. Vetëm një pikë vaji i pepermintit me ndihmë të gishtit futeni në hundë. Merrni frymë thellë. Hunda do të jetë e hapur dhe do të jenë të qetë të paktën pjesën tjetër të ditës.

    Uthulla e mollës

    Kjo pije e shëndetshme është e shkëlqyeshme për shumëçka, por siç lufton kundër shumë baktereve mund të përdoret edhe për pastrim të hundës. Më së miri do të ishte që, nëse mundeni, të pini një lugë të uthullës së mollës (për organizëm shumë i dëshiruar). Nëse e keni shumë të fortë, lehtësojeni ne një filxhan me ujë dhe pini ngadalë. Mundeni edhe të pariteni me uthull të mollës. Në gjysmë litre ujë të vluar shtoni tre lugë uthull të mollës dhe kur avullli të bëhet i padurueshëm mbulohuni me peshqir.

    Lëng me kripë

    Kripa dezinfekton, heq pa pastërtinë, lehtëson frymëmarrjen dhe lehtëson mbylljen e hundës. Përzieni një lugë krip deti në gjysmë litër ujë të vluar. Hundën pastrojeni me ndihmë të çajnikut (apo pikatores) dhe lëngun e hidheni në njërën vrimë dhe e largojeni nga ana tjetër. Përsëriteni edhe në anën tjetër të flegrës.

    Rrikë

    Kjo perime e fuqishme është çudi bërës në rrugët e frymëmarrjes . Është i shkëlqyeshëm ta hani si sallatë nëse keni problem me hundë të mbyllura. Mund të provoni edhe një instant ilaç. Bëni me rende pak rrikë dhe përzieni me mjaltë dhe uthull molle. Masën vendoseni në gjuhë dhe merrni frymë një kohë thellë. Provoni të merrni frymë me hundë sa më gjatë para se ta përpini masën.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...