19.2 C
Priština
More

    Mashtrimi i “ilaçeve për qetësim”: Nëse ju mendoni se barnat qetësuese gjithmonë mund t’ju ndihmojnë, gaboheni!

    spot_imgspot_img

    Është vlerësuar se këto anksiolitikë (anxiolytics) konsumohen çdo ditë nga secili qytetar, dhe se çdo vit konsumohen përafërsisht më shumë se 20 tableta për person.

    Kështu, në disa farmaci lokale shiten pothuajse çdo javë rreth 300 deri 400 kuti “bromazepam” dhe rreth 200 kuti “bensedin”. Duke pasur parasysh se këto barna nuk jipen pa recetë mjekësore, pyetja është se a jemi me të vërtetë një komb i sëmurë apo thjeshtë barnatoret abuzojnë shumë me pacientët. E vërteta gjindet diku në mes, shpjegon Dr. Nevenka Dimitrijevic, specialiste në mjekësinë e përgjithshme.

    Ilaçet qetësuese nuk u jipen pacientëve që kanë vetëm probleme psikologjike, por iu rekomandohen edhe pacientëve me sëmundje të zemrës apo sëmundjeve reumatike. Kjo pjesërisht shpjegon numrin e madh të recetave që jipen për anksiolitikë. Nga ana tjetër, edhepse kontrollet janë shtrënguar nëpër barnatore, prap se prap konsumatorët nuk përjashtojnë faktin për të gjetur mënyra tjera – thekson Dimitrijevic.

    Njëra nga konsumuesit e shumtë të këtyre qetësuesve është edhe Maria N. (57). Ajo pohon se konsomun çdo ditë “bromazepam”, dhe se nuk mund të shkojë për të fjetur pa pasur nevojë për të marrë një pilulë. Ajo shpesh merr qetësues kur është e shqetësuar në punë apo kur ndëgjon ndonjë lajm të hidhur.

    – Në farmaci pothuajse të gjithë më njohin dhe më japin ilaç pa nevojën e recetës mjekësore. Duhet të më kuptojnë njerëzit, se nuk e di ku e kam kokën nga hallet dhe problemet – thekson Maria.

    Nëse do të ishin të vetëdijshëm se sa e rrezikshme është konsumimi i këtyre qetësuesve, njerëzit me siguri do të mendonin dy herë para se t’i gëlltisin këto barna si bonbone. Këto barna, jo vetëm që krijojnë varësi që është shumë vështirë për t’u shëruar pastaj, por konsumi afatgjatë ndikon në përkeqësimin e atyre simptomeve për të cilat personi ka filluar t’i marrë këto tableta.

    – Secili mund të bëhet i varur nga barnat qetësuese, prandaj edhe rregulli bazë është të mos vie deri tek konsumi i anksiolitikëve. Varësia krijohet pas tri deri katër javëve konsumimi të përditshëm. Nëse konsumi i barnave zgjat edhe për një kohë më të gjatë, simptomet që inicuan marrjen e tyre do të përkeqësohen. Për shembull, nëse personi ka pasur pagjumësi, tani kjo është dy herë më e theksuar dhe vështirë mund të kurohet – paralajmëron neuropsikiatri Dr. Jasna Daragan – Saveljic.

    Ilaçet qetësuese më të shpeshta të cilat asesi nuk guxoni t’i keni në duart tuaja:

    • Bromazepam
    • Diazepam
    • Bensedin
    • Lorazepam
    • Ksalol

    Pasojat e konsumit të pakontrolluar të barnave qetësuese:

    • Krijimi i varësisë pas tri deri katër javë konsumimi të përditshëm
    • Përkeqësimi i simptomave për të cilat konsumohet ilaçi
    • Presion i lartë i gjakut, mpirje, marramendje, pagjumësi.

    Statistikat

    • Rreth 7 milion pako anksiolitikë shiten çdo vit
    • 20 tableta konsumohen për kokë banori në vit
    • Çdo i dyti qytetar konsumon barna qetësues

    Shmangni konsumin e tyre

    Një shoqëri dhe mënyrë jetese e tiilë, sjell në zhvillimin e shumëllojshmërisë së çrregullimeve, numrit të madh të njerëzve me frikë dhe depresion, por për këtë arsye ekziston arsyeja e nevojës për tu vizituar në mjek dhe të merrni trajtimin që do të zgjidh problemin.

    Konsumi i përditshëm i barnave qetësuese nuk e zgjidh problemin, por vetëm çka e përkeqëson. Përveç kësaj, depresioni nuk trajtohet me anksiolitikë, por vetëm me ilaçe antidepresive. Gjithashtu, është shumë rrezik nëse kombinoni barnat qetësuese me alkohol, sepse alkoholi mund të çojë deri në gjendje kome dhe kjo situatë shkakton shumë komplikime dhe një përqindje të vogël të mbijetesës – thekson Dr. Daragan Saveljic.

    Foto: Pixabay

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...