9.5 C
Priština
More

    Çfarë do të kishin dashur të dinë këto 16 nënat para se të ngelnin shtatzënë

    spot_imgspot_img

    “Ndaloni së kërkuari çdo gjë në internet”…

    Ka shumë gjëra që femrat mund të mësojnë nga gjinekologu i tyre, shoqet e tyre që kanë fëmijë dhe çfarë të presin kur janë në pritje të fëmijës. Pra, kush nuk do kishte dashur të kthehet mbrapa në kohë dhe ti dijë gjërat që vërtetë e presin gjatë kohës së lindjes? Cosmopolitan.com ka pyetur 16 nëna për të ndarë fjalët më brilante të urtësisë që do kishin dashur t’ia thonin vetes para se të mbetnin shtatzënë.

    1. “Kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj. Është një periudhë kur ju inkurajoheni për të qenë më shumë egoiste – edhe unë isha e tillë dhe mendoj se e kam neglizhuar më shumë se sa duhet partnerin tim, megjithëse nuk e meritonte një gjë të tillë. Ai ishte i mrekullueshëm me mua, dhe unë nuk kam bërë shumë që ai të ndihet i veçantë në periudhën e shtatzënisë.” – Lora, 35 vjeçare

    2. “Ndaloni së kërkuari gjithçka në internet! Ka gjëra që janë të sakta dhe ju ndihmojnë në përvojën tuaj të shtatzënisë, por ka padyshim gjëra që ju bëjnë edhe më konfuze dhe të trishtuar. Mos u bazoni shumë në shkrime të ndryshme, shmanguni ndaj kërkimeve në internet pa pasur ndonjë bazë të vërtetësisë!” – Mariza, 32 vjeçare

    3. “Ushtroni sa më shumë gjatë përpjekjes për të ngelë shtatzënë. Nëse un isha në formë gjatë shtatzënisë sime, do të isha ndjerë edhe më mirë nëse do isha stërvitur më shumë. Kisha shumë dhimbje të tmerrshme në mëngjes dhe ndjehesha shumë keq. Ndoshta nuk do kishte ndryshuar asgjë, por thjeshtë dyshimi se ndoshta do të më kishte ndihmuar sadopak. “– Kelly, 38 vjeçare

    4. “Tentoni të inçizoni ne formë videoje kur foshnja juaj fillon të shkelmojë. Është vështirë te mbani mend këtë ndjesi dhe ti tregoni atyre kur të rriten, por është gjtihashtu shumë argëtuese kur keni çfarë për t’iu treguar kur ata të rriten”. – Lisa, 36 vjeçare

    5. “Kushtoni më shumë kohë që ti kënaqeni shtatzënisë suaj, edhe nëqoftëse keni shumë dhimbje në mëngjes. Është duke ndodhur diçka magjike në jetën tuaj, ju po sjellni në jetë një fëmijë. Shijoni të gjitha gjërat e mrekullueshme që trupi juaj po ju ofron”. – Michelle, 43 vjeçare

    6. “Kujdesuni për veten sa më shumë që të jetë e mundur. Bëni dushe të gjata, krijoni ndonjë hobi tuajën, bëni çdogjë që ju gëzon dhe është e mirë për ju.” – Lindsay, 33 vjeçare

    7. “Mos krahasoni veten me gra tjera shtatzëne poashtu edhe me shoqet tuaja. Do kisha dashur mos ta bëja këtë, sepse i kam shtuar vetes më shumë stres dhe ankth të panevojshëm, pasi çdo shtatzëni është e ndryshme”. – Lauren, 38 vjeçare

    8. “Renditni gjërat që ju nevoiten për foshnjen tuaj, që në natën e parë. Sa më shpejt të mundeni. Ju nuk e dini se çfarë mund t’ju blejnë njerëzit para se të vijë foshnja, por edhe nuk e dini se sa herër mund ta lindni foshnjen. Kështuqë nuk do kishit dashur të çorientoheni apo të krijoni rrëmijë kur ta keni afër vetes foshnjen”. – Meredith, 33 vjeçare

    9. “Planifikoni për nevojat tuaja personale mënjëherë pasi të lind foshnja – si psh. të hani ushqimet që dëshironi, të planifikoni ca kohë me miqtë dhe familjarët tuaj(pa fëmijë), caktimin e ndonjë termini për masazhim, por edhe nxënien e ndonjë pastruese që të ju ndihmojë rreth punëve të shtëpisë”. Lorraine, 39 vjeçare

    10. “Mos lejoni kurrë që dikush të ju thotë se ajo çfarë mendoni ju nuk është normale. Ju e njihni trupin tuaj më mirë se kushdo tjetër”. – Angela, 34 vjeçare

    11. “Lërini njerëzit që të ju ndihmojnë si gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe pasi të vijë në jetë fëmija”. – Kim, 40 vjeçare

    12. “Lehtësoni punët në shtëpi. Porositni pjata, lugë plastike dhe gjithçka që ju merr kohë dhe kërkon mund ti bëni. Pasi kisha lindje cezariane, gjëja e fundit që unë dëshiroja të bëja ishte përgatitja në kuzhinë apo larja e enëve”. – Shelby, 20 vjeçare

    13. “ Është koha që të dukeni sa më elegante! Shmanguni ndaj dyqaneve që ofrojnë rroba për gra që kanë lindur, ju mund të zgjidhni gjëra unike që ju bëjnë të dukeni mirë dhe rehat në to .” – Christine, 35 vjeçare

    14. “Investoni në një vibrator të mirë, sepse ju mund të mendoni se dukeni tërheqëse ndërsa burri juaj nuk bie dakord me ju”. – Alison, 32 vjeçare

    15. “Degjoni shoqet tuaja që ju paralajmërojnë ti bëni miliona pyetje mjekut tuaj, dhe mos u frikësoni që të ndrroni mjekun tuaj. Unë nuk i besoja mjaftueshëm mjekut tim dhe kjo e bëri shtatzënine time edhe më zhgënjyese deri në fund”. – Meg, 34 vjeçare

    16. “Përgatituni për të panjohurën. Për mua, të dy shtatzënitë nuk ishin të këndshme. Unë nuk kisha beteja të shumta por kurrë nuk kam shkëlqyer, djersitesha shumë. Asnjëherë nuk ndjehesha ëngjëllore. Më dukej vetja si një balenë e madhe e fryrë. Përgatituni që të jeni të papërgatitura. Gjithashtu shtatzënia prej shtatzënisë dallon. Tek shtatzënia e dytë unë isha e përgatitur për gjërat që veçmë i njihja nga shtatzënia e parë si ënjtje, dhimbje shpine etj. Por nuk isha e përgatitur ta trajtoja diabetin gestacional! Ajo ishte me të vërtetë e vështirë. Por, duhet të mbani mend, se të gjitha sfidat bëhen për një arsye të mirë të mundshme. Ia vlen mundi që jepni”. – Jackie, 31 vjeçare./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...