Reperi kosovar, Majk, ka publikuar këngën e re.

Kësaj rradhe ai sjell një tekst në të cilin tregon vuajtjet e shkaktuara nga një dashuri e humbur.

“Serenatë” quhet projekti i ri i Majkut, të cilin e ka publikuar vetëm me video në të cilën paraqitet teksti i këngës, të cilin e ka shkruar vet artisti.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha, ka një djalë nga një lidhje në të kaluarën. Për këtë lidhje me vajzën Majlinda Zeka, shumë shpesh është thënë se disa nga këngët i janë kushtuar asaj.