Lindin dyshimet nëse personat alergjik duhet të përdorin sprejet e hundës në periudhën e Coronavirusit

spot_imgspot_img

Disa mjekë nëpër botë kanë dyshimet e tyre nëse sprejet për hundë janë terapi adekuate për personat me alergji, në këtë periudhë. Brengosja e tyre është se ato mund të mbajnë gjatë Coronavirusin në hundë.

Ata të cilët janë alergjikë në polen, teshtijnë, u rrjedh hunda, u kruhen sytë dhe shpesh u mbyllen hundët – ka theksuar dr. Paul Ëalker, otorinolaringolog nga Florida.

Mirëpo, ekzistojnë dy simptoma të cilat mund të vërehen edhe te njerëzit me alergji, edhe te 30 për qind e pacientëve të cilët janë të sëmurë nga Coronavirusi.

Në raportet nga Franca dhe Italia shihet që njëri ndër simptomat më të shpeshtë është humbja e aromës dhe e shijes – ka thënë ai dhe ka shtuar që alergologët këto simptoma i lidhim me alergjitë dhe inflamacionin e sinusit, andaj theksojnë që nëse pacienti ka pasur ethe bashkë me humbjen e aromës dhe shijes, atëherë do të dyshohet në virus.

Pikërisht për këtë shkak mjekët shpesh u përshkruajnë antihistaminë pa recetë për kontroll të simptomave të alergjisë. Mirëpo, gjatë pandemisë së coronavirusit gjithnjë e më shpesh lind dilemë.

Janë shfaqur disa dyshime që sprejet nazalë do të munden më lehtë të mobilizojnë virusin, prandaj aktualisht nuk rekomandojmë spreje për hundë, ndërkaq shpëlarja afatshkurtër me tretje fiziologjike ndihmon më shumë – thekson ai.

Tani për tani, dr. Ëalker propozon antihistaminë orale për kontroll të simptomave të alergjisë gjithnjë derisa të mos bëhen hulumtime të mjaftueshme të cilat do të përcaktonin se a shkaktojnë sprejet më shumë dëm sesa dobi gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.