Leqenik i shpejtë dhe i shijshëm

Përbërësit:

1 gotë miell i bardhë

2 gota miell misri

2 gota kos

2 vezë

1 gotë vaj

1 pluhur për pjekje

Pak kripë

Spinaq dhe djath sipas dëshirës

Përgatitja:

Vezët, kosi dhe vaji përzihen së bashku me tel kuzhine.

Kësaj mase i shtohet mielli ngadalë, pluhuri për pjekje dhe kripa.

Përzieni masën mirë me lugë druri dhe sipas dëshirës shtoni spinaq të grirë dhe djath të copëtuar imët.

Sipër mund t’i hidhni susam dhe fara të tjera, sipas preferencës tuaj.

Në furrën e ngrohur paraprakisht, leqeniku duhet të pjeket derisa të mos mbetet brumë në thikë.