Lëngë qepe dhe mjaltë – Recetë që stimulon daljen e flokëve

ëngu i qepës stimulon daljen e flokëve të rinj. Që në kohët e hershme lëngu i qepës është përdorur për trajtimet e flokëve. Ai vret mikrobet dhe parazitet është i dobishëm për trajtimin e disa infeksioneve të kërpudhave të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokëve.

Që në momentin kur kam publikuar recetën për herë të parë, ka pasur komente shumë pozitive. Për disa të tjerë mund të jetë pak e rëndë era e qepës, por rezultati i mrekullueshëm e mposhtë atë.

Përbërësit:
Qepe, dhe Mjaltë

Përgatitja:
Merni 3 lugë gjelle lëng qepe, duke e përzjerë me një lugë (të vogël) mjaltë, më pas masazhoni vetëm rrënjën e flokëve dhe lëreni në qetësi 20-30 min, në fund lani floket me shampo. Kjo recetë këshillohet një herë në javë.

Të mirat:

Lëngu i qepës forcon flokët e hollë, është i pasur me squfur, një mineral i shëndetshëm për flokët. Sipas disa studimeve lëngu i qepës është nder kurat më të mira në daljen e flokëve të rinj. Përveç të mirave të qepës edhe mjalti me vetit e tij anti-bakteriale lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

“Vajza në fotografinë më poshtë është një fanse e faqës time e cila ka bërë fotogafi para dhe pas trajtimim me maskën me qepë dhe mjaltë“. Ajo shkruan:

Eri, shumë faleminderit per këshillen tënde!

Kam aplikuar maskën me lëng qepe dhe mjaltë. Ka dy vite qe floku me kish zënë të binte! Kam përdorur shumë ilaçe, shampo,cdo gje, kisha humbur cdo shpres. Me erdhe tamam si një mrekulli, sikur te dergoi Zoti. Postoj fotot qe te solla, që të shërohet dhe dikush tjetër! Nuk dua të vuaj njëri tjetër ashtu si vuajta unë. Kam kaluar stres dhe turp të madh nga mungesa e flokëve, kështu nuk shkoja as në det, sepse më dukej kur lagej!

Unë të falënderoj shumë për këshillën që më dhe, që më bëre te më mbijë floku. Nuk ka gjë më të keqe për një femër të jet në atë gjendje, as ne parukeri nuk veja dot, kisha turp të më shikonin kokën ashtu. Janë fjalë që dalin nga shpirti, që sa herë shikoj koken them faleminderit Zot dhe faleminderit Eri.

Pershendetje nga Greqia! Gjithcka-mbi-floket-eri

kosovarja.ch