3 C
Priština
More

    Leksionet që i ka mesuar vonë: Një burrë pas divorcit i këshillon të tjerët për martesë të lumtur

    spot_imgspot_img

    Martesa kerkon shumë mund, por ky është leksion që njerëzit e mësojnë shumë vonë. Në muajin qershor, i posadivorcuari, spikeri motivues Gerald Rodgers në faqen e tij të Facebook-ut e ka pranuar që shumë gjera ka mundur t’i ndërrojë në martesën e tij dhe ta shpetojë atë.

    Ai i publikoje këshillat e tij dhe për kohë shumë të shkurtër mblodhi më shumë se katërmijë ‘like’ dhe më shumë se njëqindmijë shpërndarje. Jo shumë kohë më pas, këshillat e tij i shpërndau një tjetër përdorues dhe i mblodhi mbi 68.000 ‘like’, që do të thotë vetëm një gjë: bëhet fjalë për hit që meriton vëmendje.

    – Siç duket, nuk jam ekspert për lidhje, por pasi që ndarja ime ka përfunduar, gjërat i kam shikuar me një sy tjetër dhe kam shikuar se çfarë mund të ndërroj. Pasi që e kam humbur gruan që e kam dashur dhe e dua, dhe kam pasur  26 vjet martesë, mund t’ju këshilloj –  ka shkruar Gerald.

    1) Asnjëherë mos ndaloni të flirtoni njëri me tjetrin

    Asnjëherë mos u ndalni të silleni si të ishit në një takim. ASNJËHERË mos i merrni fjalët e gruas vetëm të kota. Kur i keni propozuar, i keni premtuar që do të jeni mashkulli i cili do të kujdeset për zemrën e saj. Ajo ju ka zgjedhur juve dhe asnjëhrë mos u bëni përtac në dashuri.

    2) Ruani zemrën tuaj

    Ashtu si duhet të ruani dhe të jeni besnik ndaj zemrës së dikujt, ashtu bëhuni besnik edhe për zemrën tuaj. Duajuni në tërësi, duajeni botën, por vendin e veçantë në zemrën tuaj ruajeni për bashkëshorten. Le të jetë gjithmonë e gatshme të pranojë vetëm ate dhe mos pranoni asnkënd në zemrën tuaj.

    3) Dashurohuni pa ndalë

    Ne ndryshojmë në mënyrë konstante dhe nuk jemi më të njëjtit siç kemi hyrë në martesë, e për pesë vjet nuk do të jeni i njëjti person që jeni sot. Ndryshimet vijnë, dhe për këtë , pa ja ndarë, duhet të zgjidhni nga fillimi. Nuk ka nevojë të rrijë me ju dhe ndoshta do të dalë dikush tjetër. Luftoni për dashurinë e saj dhe mos lejoni që dikush ta zëvëndësojë atë.

    4)  Gjithmonë provoni të shihni më të mirën në te

    Fokusohuni në ate që e doni, e në atë që fokusoheni do bëhet edhe më e madhe. Nëse fokusoheni në dashuri, dashuria do të jetë gjithçka që do shihni.

    5) Nuk është detyra juaj ta ndërroni dhe ta bieni në rregull

    Puna juaj është ta duani ashtu siç është dhe të mos pritni që të ndërrohet. Nëse kjo ndodh, duajeni atë që në çfar është shndërruar, pa marrë parasysh a është kjo ajo që e doni.

    6) Ju jeni përgjegjës për emocionet tuaja

    Puna e gruas suaj nuk është që t’ju bëjë të lumtur, apo t’ju mërzisë. Është obligimi juaj qw tw gjeni lumturinë personale, e paralelisht me të, lumturia juaj do të reflektohet edhe në lidhjen dhe dashurinë tuaj.

    7) Asnjëherë mos e fajësoni gruan nëse ju hidhëron, sepse e tëra është tek ju

    Këto janë emocionet tuaja dhe përgjegjsia juaj.Vetë duhet ta gjeni se çka është ajo që e hidhëron tek ju dhe duhet ta rregulloni. Kjo grua ju ka tërhequr pikërisht për atë që tek ju mund të zgjojë emocione pozitive dhe negative. Kur këtë ta bieni në rregull, më nuk mund të ju hidhërojë dhe do ta pyesni veten pse e keni lejuar një gjë të tillë.

    8)  Lereni gruan tuaj të jetë e trishtuar

    Kur është e mërzitur dhe e emocionuar nuk është më puna juaj ta dispononi. Vetëm qëndroni aty për te dhe bëjani me dije që jeni aty për te dhe që gjithçka është në rregull. Le të jetë e vetëdijshme që ju jeni personi që mund të mbështetet në te kur nuk është mirë. Dëgjoni atë që e fsheh pas fjalëve dhe emocioneve.

    9) Mos i merrni të gjitha shumë seriozisht

    Qeshuni. Qeshja gjithcka bën më të lehtë.

    10)  Cdo ditë plotësojani shpirtin

    Mësoni gjuhën e saj të dashurisë edhe atë se çfarë e bën të ndihet e rëndësishme dhe e dashur. Le ta bëjë një listë nga 10 gjëra prej të cilave ndihet e dashur dhe mbani mend ato. Le të jetë prioriteti juaj ta bëni të ndihet si mbretëresh

    11) Jini i pranishëm

    Mos ja ofroni vetëm kohën dhe vëmendjen tuaj. Kur jeni me te, jini vetëm me te.

    12) Seksi është shumë i rëndësishëm

    Ka nevojë ta ndiej që ju jeni i pranishëm dhe taman mashkull. Duhet ta ndjejë feminitetin dhe duhet ta dijë që mund t’ju besojë.

    13)Mos jini idiot, por mos u frikësoni që i tillë të bëheni

    Do të gaboni. Edhe ajo do ta bëjë të njëjtën. Mos gaboni dhe mësoni nga gabimet. Askush nuk thotë që duhet të jeni perfekt, por jo edhe i trashë nga mendja.

    14) Jepini hapësirë

    Femrat japin, por kanë nevojë edhe për vete. Sidomos nëse keni fëmijë. I duhet kohë që të rigjenerohet dhe t’i japë pak kohë vetes pasi që është marrë me të gjithë përreth.

    15) Jini i ndjeshëm

    Nuk ka nevojë t’i keni të gjitha nën kontroll. Bëhuni të dashur dhe ndajini frikat dhe ndjenjat tuaja.

    16) Jini transaparent

    Dëshironi besim, duhet t’i ndani të gjitha. Sidomos atë që e dëshironi. Hiqni maskat. Nëse pa pushim dëshironi që pranë saj të ndiheni të përkryer, anjëherë nuk do ta ndieni dashurinë e vërtet.

    17) Gjithmonë ngopuni bashkë

    Tamam si ushtrimi i muskujve, as lidhja nuk rritet nëse nuk punoni në te. Gjejini caqet e përbashkta, ëndërrat dhe idejat dhe punoni në to bashkë.

    18)  Mos u merakosni për para

    Paraja është lojë dhe duhet të gjeni mënyrën se si me forcat tuaja të ndani gjithçka

    19) Falni dhe bëhuni i vëmendshëm për të ardhmen, mos mendoni në atë që ka ndodhur.

    Mos jini peng i së kaluarës, falja është liri.

     20) Gjithmonë zgjidhni dashurinë

    Gjithmonë zgjidhni dashurinë. Pas të gjithave, kjo është këshilla e vetme që me të vërtetë ju duhet. Nëse është ky misioni juaj udhëheqës, martesa juaj nuk ka rrezik. Dashuria gjithmonë fiton. Martesa nuk është si në përralla. Në te duhet të punoni që të jeni të besueshëm në rritjen e përbashkët dhe të investoni në realizimin e jetës së përbashkët. Me punë vie fati. Martesa është si jeta, ka batica dhe zbatica të cilat duhet t’i pranoni dhe në te të ndërtoni lidhjen tuaj.

    Këto janë leksione të cilat i kemi mësuar në mënyrat më të vështira. Leksione të cilat i kemi mësuar shumë vonë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...