4.4 C
Priština
More

    4 pyetjet më të shpeshta për orgazëm

    spot_imgspot_img

    Kemi vënë re që ka pyetje të lloj-llojshmë që vajzat bëjnë në lidhje me këtë. Ja përgjigjet që do ju ndihmojnë të zgjidhni dilemat tuaja

    1.  Çfarë të bëjmë që të përjetojmë orgazmën?

    Zbuloni kënaqësinë e mastrubimit. Ushtroni, ushtroni dhe vetëm ushtroni!  Më vonë ndajeni me partnerit atë që e keni mësuar. A e dini si thonë-  para se t’i bashkëgjiteni orkestrës duhet të mësoni të luani në instrumentin tuaj! Me rëndësi është të harroni që orgazma është caku: hulumtoni trupin tuaj dhe zbuloni se çfarë ju pëlqen, pasi që nuk reagojnë të gjitha vajzat në të njëjtin stimulim.

    Relaksohuni, ndizni qirinj, bëjani vetes një banjë relaksuese dhe kaloni natën duke zbuluar pjesët tuaj që ju ofrojnë kënaqësi.

    2. Nganjëherë arrij të përjetoj orgazmën, nganjëherë jo. Pse ndodhë kështu?

    Nuk ekziston një arsye e definuar, por i ndodh një numri të madh të vajzave (edhe pse më rrallë, i ndodhë edhe meshkujve kjo). Disponimi, çregullimet hormonale dhe stresi mund të kenë gisht në mos arritjen e orgazmës, sepse përzihet në punë neurotransimetria. Ekgzistojnë më shumë se 50 neurtransimetra në trup dhe është shumë e mundshme që gjendja psiqike të ndikojë në funksionimin dhe kështu të ndalojë orgazmën.

    Në kësi soj situatash, me rëndësi është që mos t’i rëndoni gjërat dhe mos të bëheni nervoz. Nëse e bëni një pauzë dhe vazhdoni thjesht të ledhatoheni me partnerin, do të relaksonehi dhe ndoshta më vonë do të jeni në gjendje të arrini deri tek O-ja e madhe.

    3. E kam të vështirë të ndjej orgazmën me të dashurin tim

    Nuk është numër i vogël i vajzave të cilat vetë e arrijnë orgazmën ndërsa kur jan me partner nuk e arrijnë dot. Arsyja për këtë mund të jetë turpi dhe hezitimi që t’i thoni të dashurit atë që ju pëlqen. Këtu në të vërtetë nuk kemi të bëjmë me një problem real, sepse me ju është në rregull. E vetmja që ju mungon është besimi dhe joçiltërsia e temave për seks.

    Mënyra më e mirë që ta zgjidhni këtë situate është që të flisni me partnerin si ndiheni. Kjo jo vetëm që do ju ndihmojë ‘në bllokadën e orgazmës’ por edhe do ta bëj lidhjen tuaj më intime. Një këshillë e mirë është edhe mastrubimi i përbashkët. Në këtë mënyrë do të mësoni çfarë I pëlqen tjetrit e kur ta shtyni këtë situate, që në shikim të parë duket e çuditshme, do të liroheni edhe nga turpi që sot e ndijeni.

     4. Kam aktruar orgazmën dhe tani nuk di si t’ia them të dashurit këtë

    Disa gjëra është me të vërtet vështir të thuhen dhe nuk ka mënyra që të lehtësohemi nga to. Andaj pa menduar shumë-thjesht thuajeni! Spjegojani që e keni të vështirë të arrini orgazëm, tregojini kur keni filluar të aktroni, si dhe që nuk keni pasur qëllim të keq. Mos u arsyetoni, thjesht tregoni ashtu siç janë gjërat dhe spjegojani që kjo është diçka mjaft më e shpeshtë sesa meshkujt mund ta imagjinojnë. Në anketa të ndryshme është zbuluar se afro 80 përqind  e femrave aktrojnë orgazmën, derisa shumica e meshkujve janë të bindur që e dashura e tyre gjithmonë e përjeton atë.

    Është e rëndësishme që këtë ta merrni si diçka pozitive në ecurinë e jetës suaj seksuale, e jo si kritikë drejtuar partnerit. Të jemi të sinqertë – faji nuk është i tij, sepse ai nuk ka mundur të dijë si janë gjërat në të vërtetë. Dhe mos u merakosni nëse hidhërohet. Do t’i kalojë! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...