4.4 C
Priština
More

    Pse vdes dashuria?

    spot_imgspot_img

    Dashuria lind, zhvillohet, dhe fatkeqësisht shumë shpesh edhe zhduket. Si vjen deri tek kjo. Ja përgjigjet e shumëpritura.

    Ngjanjëherë është vështirë ta shpjegosh që pas gjithë asaj dashurie të fortë e lidhshmërie, njerëzit thjesht ndahen. Çka e sjell fundin e një tregimi i cili ka qenë idilik, i përkryer si nëpër përalla? Ndërkaq asgjë nuk ndodh pa arsye, e kështu pa arsyje nuk përfundojnë as dashuritë. E për çfarë arsyje më shpesh vjen deri tek fundi?  Ja disa përgjigje.

    Humbja e komunikimit

    Komunikimi i mirë është themeli i një lidhjeje të mirë. Kur partnerët dalin nga rruga e bisedës së sinqertë dhe bisedave kualitative, fillojnë problemet, grindjet dhe shpesh edhe ndarjet.

    Marrja e partnerit “sa për sy e faqe”

    Partneri asnjëherë nuk guxon t’ju bëhet diçka që ju duhet ta keni “sa për sy e faqe”,  apo dikush që e dini që ekziston dhe është aty. Me të duhet të mirreni, ta mirëmbani lidhjen, gjithmonë t’i tregoni respekt dhe t’ia bëni me dije që e doni. Nëse këtë nuk e bëni, është shumë e mundshme që bashkë të përfundoni në humnerë.

    Pritjet tuaja nuk janë të realizuara

    Fillimi i lidhjes është gjithmonë përallor. Sa njiheni, gjithçka është bukur, zbuloni njëri tjetrin, njoftoheni ngadalë dhe gjithçka që e keni në mend është të kënaqeni. Me kohë gjërat relaksohen, hiqen maskat dhe e kuptoni me kënd keni të bëni dhe që mendimet tuaja për diçka shumë të rëndësishme nuk përputhen. Atëherë gjithçka do të bjerë në ujë.

     

    Keni zbuluar diçka të re tek partneri

    Jo rrallë ndodh që partneri  t’ju befasojë në një mënyrë jo shumë të këndëshme. Gënjeshtra, tradhëtia… apo çkado tjetër që luhat besimin tuaj, është më shumë se e kapshme që lidhja juaj të përfundojë.

    Xhelozia e ka marrë fjalën kryesore

    Xhelozia është pjesë normale e lidhjes, por kur bëhet fjalë për gjëra të imëta. Ndërkaq, xhelozia patologjike nuk zbulohet në fillim të lidhjes, po për këtë janë të nevojshme disa muaj. E kur të merrni vesh që keni të bëni me kësi njeriu që do që t’ju kontrollojë, e tëra çka duhet të bëni është ta fshini nga jeta, tash dhe menjëherë.

    Lidhja nuk është e ndërtuar me themele të forta

    Është shumë me rëndësi t’i bëni gjërat si duhet që në fillim. Nga moment kur njoftoheni dhe kur filloni bisedën me dikë. Duhet të shikoni që ajo të jetë bisedë e sinqertë dhe të drejtohet kah themelet e fortë. Nëse nuk i jepni rëndësi kësaj, tregimi do të vazhdojë pa bazë dhe në një moment do të përfundojë.

    Monotonia

    Partnerët më së shumti mundohen në fillim, por përpjeka asnjëher nuk duhet të ndalojë. Atë moment kur liroheni aq sa as me vetëiniciativë nuk doni të bëni diçka për partnerin tuaj, fillon monotonia, e kur fillon kjo fazë dashuria fiket.

    Asnjëherë nuk ka qenë dashuri

    Shumë shpesh ndodh që njerëzit t’i përziejnë ‘zinxhirët’. Epshi dhe ndjenja e kënaqësisë si dhe të gjitha gjërat e reja e kanë një afat skadimi. E edhe nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin e caktuar nuk është diçka që ju përmbush, këtu secila bisedë ndalon.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...