Lazanja me mish dhe suxhuk

spot_imgspot_img


Përbërësit:
12 petë të lazanjës
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper
Origano
Borzilok të thatë
500 gram mish viçi të bluar
1 copë suxhuk të copëtuar
1 qepë të madhë të grimtësuar
2-3 thelpinj hudhre të grira imët
1 gotë gjizë
1vezë
1-2 lugë gjelle majdanoz të freskët
1.5 litra salcë domatesh
Kaçkavall të grirë

Përgatitja:
Mishit dhe qepës i jepni një të skuqur në tigan, me pak vaj ulliri. Shtoni suxhukun e copëtuar e hudhrat dhe fërgojini derisa të fillojnë të skuqen. U jepet shije me kripë, piper të zi, origano dhe borzilok të thatë.

Më pas shtoni salcën e domateve. Të përzihen mirë dhe me kapak të vendosur mbi tigan, masa duhet të zihet për 15 minuta, derisa salca të fillojë të trashet.

Në një enë të thellë, bëni bashkë gjizën, vezën dhe majdanozin. Shtohet kripa dhe piperi i zi sipas shijës tuaj.

Në një tavë, filloni rradhitjen e petëve. Fillimisht hedhni një shtresë të salcës së përgatitur, pastaj renditni tri petë të lazanjës njëra pas tjetrës. Vendoset përsëri salcë dhe mbi i shtohet gjiza e përgatitur dhe shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Kjo procedurë vazhdon njëjtë, deri në petën e fundit.

Në fund hidhet salca, gjiza dhe kaçkavalli i grirë.

Në pjesët anësore të tavës, hidhet sasi e vogël e ujit të valuar, në mënyrë që t’u mundësohet zierja petëve.

Pjeket për 45 minuta, e mbuluar me folje alumini. Pastaj hiqet folja, për t’u pjekur edhe 10 minuta në opsionin skarë, që të skuqet sipër.

Ju bëftë mirë!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.