7.5 C
Priština
More

    7 lëvizje që na bëjnë të pëlqyeshëm

    spot_imgspot_img

    Përshtypja që ju japim njerëzve në takim të parë është shumë e rëndësishme. Sidomos në botën e biznesit apo në ambiente të punës. Duke qenë të pranueshëm dhe pëlqyeshëm, ju do të arrini të përfitoni edhe mbështetje.

    Këtu janë 7 teknika të gjuhës së trupit që duhet të përdorni kur doni të ndikoni pozitivisht tek dikush:

    Pasqyroni lëvizjet e tyre

    Neuroshkenca është e qartë për këtë: njerëzit ndjehen më të qetë me ju kur pasqyroni lëvizjet e tyre. Është e njohur si sinkronia limbike, dhe po, me të vërtetë funksionon.

    Mos e bëni aq të dukshme, por imitoni lëvizjet e personit me të cilin jeni. A po pinë ata tek pija tyre? Bëjeni edhe ju. Nëse ata mbajnë një qëndrim të hapur me krahët në bel, qëndroni në të njëjtën mënyrë. Mos e teproni, por kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e fuqishme për t’u futur në sinkron.

    Praktikoni një shtrëngim duarsh të fortë, por fleksibël

    Përshtypjet e para janë kritike, dhe një shtrëngim duarsh i tipit “peshku i ngordhur” menjëherë do t’i bëjë njerëzit të mos ju pëlqejnë. Sidomos nëse jeni duke shitur ose rregullisht takoni njerëz të rinj për punën tuaj, praktikoni një shtrëngim duarsh të fortë por fleksibël.

    Mbani kontakt me sy kur shtrëngoni duart

    Njerëzit janë të dhënë për të formuar raporte pozitive me ata me të cilët ndajnë kontakt me sy. Në fakt, disa shkencëtarë po eksperimentojnë me qëndrueshmërinë e mbajtjes së kontaktit me sy, si një mënyrë për të trajtuar çrregullimet e lidhjes.

    Të shikosh diku tjetër, veçanërisht kur takon dikë për herë të parë, është veçanërisht e dëmshme. Shpesh interpretohet ose si mungesë respekti, ose si një tregues se keni diçka për të fshehur. Kontakti me sy, nga ana tjetër, komunikon se jeni i besueshëm dhe i interesuar për atë person.

    Merrni frymë thellë

    Qeniet njerëzore i përshtaten sistemeve nervore të atyre që i rrethojnë. Sa më i qetë të jeni, aq më i qetë do të jetë sistemi i personit me të cilin jeni, dhe aq më shumë do t’ju pëlqejnë.

    Një mënyrë e provuar për të çlodhur sistemin tuaj shpejt është të merrni frymë thellë, të nxirrni frymën për një kohë më të gjatë se sa të merrni frymë. Për shembull, merrni frymë për katër sekonda dhe nxirreni jashtë për tetë. Kjo relakson fiziologjinë tuaj, e cila më pas relakson këdo që jeni me të.

    Uluni drejt

    Sipas gjuhës trupore, shtrembërimi në shpinë është një tregues i qartë i mungesës së besimit. Sidomos në takime, ju doni të uleni drejt, por në një mënyrë të qetë.

    Hileja këtu është të mbani trungun e trupit të angazhuar, por shpatullat të jenë të qeta. Kur e barkut tuaj po punojnë, ju nuk mund të bëni gjë tjetër vec se të uleni drejt; atëherë thjesht pushoni supet.

    Qëndroni drejt

    E njëjta ide: qëndrimi juaj thotë shumë për ju, dhe ju nuk dëshironi që ai të thotë, “Unë nuk jam i sigurt në veten time”. Në përgjithësi, të mbani këmbët afër së bashku tregon pasiguri, ndërsa një qëndrim më i gjerë tregon besim. Rregulli  është t’i mbani këmbët larg sa gjërësia e shpatullave.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...