12.7 C
Priština
More

    Kushtoni rëndësi ndryshimeve të papritura menstruale!

    spot_imgspot_img

    Ndryshimi i nivelit të estrogjenit dhe progesteronit gjatë ciklit menstrual, mund të ndikojë në të menduarit tuaj.

    Cikli juaj menstrual mund të shkaktojë edhe disa ndryshime, përveç dhimbjes në stomak – shkruan Cosmopolitan.

    Dhimbje e kokës

    Jeni të prirur për kokëdhembje dhe migrenë për shkak të nivelit tuaj të estrogjenit, i cili është shumë i ulët gjatë periudhës së ciklit, dhe kjo ndikon në ekuilibrin apo balansin “kimik” në tru. Nëse merrni barna kundër dhimbjes dhe ata nuk ju ndihmojnë, duhet të merrni në considerate pilulat për kontroll të lindjes, ku niveli i estrogjenit mbahet i njejtë gjatë tërë muajit.

    Jeni të çuditshme

    Nuk është asgjë e pazakontë në qoftëse se gaboni për gjëra shumë të thjeshta. Disa studime rreth atletikës, kanë treguar se gjatë ciklit duhet të kryhet ritëm më i ngadaltë i trajnimit. Gjithashtu, është vërtetuar se femrat në këtë periudhë janë paksa më të çuditshme në sjellje. Shpjegim: Jeni të fryera dhe kjo ju bën të ndjeheni jostabile, si dhe lëvizjet motorike i keni më të rënduara.

    Ndjenja e konfuzionit

    Është e zakonshme që të ndjeheni pak konfuze apo e hutuar pak para ciklit menstrual. Edhepse sipas studimeve nuk dihet arsyeja e qartë se pse ndodh, por shpjegimi mund të jetë ndryshimi i nivelit të estrogjenit dhe progesteronit, të cilat mund të ndikojnë në të menduarit tuaj.

    Sy të thatë

    Shumë femra ankohen se sytë e tyre janë “të shqetësuar” dhe se nuk e kanë lagështinë si zakonisht. Edhe një here, ju mund të fajësoni gjendjen e estrogjenit: hormone ndihmojnë në rregullimin e lagështisë së trupit në përgjithësi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...