5 kategoritë e simptomave të kandidës dhe trajtimi i këtij infeksioni fungal 

spot_imgspot_img

Simptomat e infeksionit fungal manifestohen me ndjesi të djegies, skuqjes, irritimit, kruarjes si dhe rrjedhjes së lëngjeve me ngjyrë të bardhë në të verdhë (formë djathi) nga mitra. Largimi i këtyre simptomave është relativisht i lehtë dhe për këtë ekzistojnë një numër i madh i medikamenteve.

Si pasojë e ndikimeve të ndryshme, sidomos pas trajtimit me antibiotikë, zvogëlimi i sistemit imunitar apo përdorimi i barnave imunosupresive, kontraceptivëve oral, terapi hormonale ose antiandrogjen, diabeti si edhe në shtatzëni, vjen deri tek shumimi i Kandidës (Candida Albicans).

Simptomet e infeksionit fungal

Simptomet e Kandidës klasifikohen në 5 kategori:

  • Simptomat e përgjithshme: lodhje dhe mungesë e fuqisë, depresioni, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, humbje e kujtesës, ndjeshmëri ekstreme ndaj kemikateve, infeksione të traktit urinar.
  • Simptomat e tretjes: gazra, fryerje, kapsllëk dhe diarre e shpeshtë, mos tretje dhe dhimbje e zorrëve.
  • Simptomat e frymëmarrjes: rrjedhje kronike në zgavrrën e hundës, kollitje e shpeshtë, dhimbje fyti, ftohje, astma dhe alergji.
  • Simptomat e lëkurës: eczema, ndjesi shpimi gjilpërash, skuqje, infeksion me lloje tjera fungale.
  • Çrregullime hormonale: menstruacione të parregullta, dhimbje menstruale, sindrom premenstrual, ndryshime në disponim, hipotiroidizmi dhe hipoglikemia.

Nëse simptomet e infeksionit fungal ju paraqiten shpesh, duhet të dini cilët lloj ushqime të shmangni. Rreptësisht shmangni sheqerin: ky infeksion ushqehet me sheqerin, kështuqë shmangni gjatë ushqimit dhe pierjes së çajrave. Kjo do të thotë se duhet të kontrolloni sasinë e sheqerit në të gjithë ushqimet që konsumojmë.

Shmangni gjithashtu: maltozën, fruktozën, niseshte misri, laktozën dhe gjithë produktet e qumështit. Shmangni ushqimet që përmbajnë tharrm: kryesisht do të thotë t’i shmangeni ushqimeve si buka, ëmbëlsira, biskota dhe karbohidrate të papërpunuara, ushqime që përmbajnë uthull, turshi, ushqime të fermentuara, alkool, mish dhe fruta të thara, këpurdha, fistikë dhe kikirikë.

Çfarë duhet të hani?

Konsumoni ushqime të shëndetshme: drithëra su orizi, elbi, perime të freskëta. Është e nevojshme prania e madhe e perimeve jeshile pasi klorofili pastron trupin. Lejohet edhe bukë thekre, kokoshka, tortilje, kos, peshk i freskët, mish dhe vezë të freskëta.

Ndonjëherë, ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur veten kundër këtij infeksioni fungal apo këpurdhave. Si mjete kundër këtij infeksioni mund të ndihmojnë ekstraktet nga farat e agrumeve, hudhra, acidi kaprilik dhe berberin të cilat mund ti gjeni në çdo farmaci. Këto preparate nuk rebsorbohen në gjak kështuqë mund ti merrni edhe gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Preparate multivitamine: vitamina C, vitamina B kompleks, zink, magnez, si dhe acidet yndyrore esenciale stimulojnë kapacitetin mbrojtës të organizmit dhe parandalojnë rishfaqjen e infeksionit fungal./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.