8.5 C
Priština
More

    Mjekësia popullore: Këto barëra natyrore nganjeherë e ndalin teshtimën (ftohjen)

    spot_imgspot_img

    Nga virusi mund të ju mbrojë ushqimi që ju tani më e keni në shtëpinë tuaj. Kur ju i ndjeni simptomat e para të sëmundjes, pini gjysmë gote me ujë në të cilën keni vënë pesë pika të jodit. Nëse ju keni temperaturë të lartë, do t’ju ndihmojnë fashat nga patate të reja. Vini re se në çdo rast teshtimja zgjat shtatë ditë.

    Para se të dilni nga shtëpia lyejeni mukozën e hundës me një krem ​​antiviral apo futini disa pika aloe në hundë, e cila parandalon depërtimin e virusit përmes zgavrës së hundës.

    Tashmë edhe harabelët e dijnë që teshtitja (ftohja) e zakonshme zgjat deri në shtatë ditë nëse nuk trajtohet. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni për të ndihmuar trupin ti rezistojë sulmit viral duke përdorur mjetet natyrore popullore që kanë provuar efektivitetin e tyre në të kaluarën.

    Teshtitja (ftohja) është një infeksion pikëz (i rrugëve të frymarrjes), që do të thotë se transmetohet nga ajri: virusi hyn në trupin tonë kur ne flasim me një person të sëmurë, nganjëherë është e mjaftueshme për të qenë bashkë me të në të njëjtën dhomë të vogël. Virusi hyn në trupin tonë gjatë kollitjes, teshtimës, etj.

    Çaji me xhenxhefil ndihmon!

    Ka disa gjëra që ju mund të bëni kur i ndjeni simptomat e para të sëmundjes. Le të themi, që të pini një gjysmë gotë me ujë në të cilën i keni vënë pesë pika të jodit. Nëse u janë lagur këmbët, menjeherë pasi që të mbërrini në shtëpi fërkojini thembrat me vodkë dhe mbathini çorape të thatë. Pini 2-3 gota çaj të nxehtë me përzierje të mjaltës dhe xhenxhefilit. Është e dobishme që të përgatisni këtë përzierje menjëherë pasi që fillon sezoni i ftohjeve dhe gripit. Përgatitet si në vijim: grimëconi gjysmë gote të rrënjëve xhenxhefili të qëruara, kurse pjesën tjetër të gotës e mbushni me mjaltë. E përzieni mirë dhe kur e zieni çajin, shtoni në të gjysmë gote të kësaj përbërje. Pastaj duhet që të shtriheni në një shtrat të ngrohtë dhe të përpiqeni që të flini. Teshtitja (ftohja) zakonisht kalon deri në mëngjes.

    Mos u mundoni që të largoni temperaturën tuaj duke përdorur ilaçe. Në vend të kësaj ju mund të përdorni një pijë të përgatitur nga gjysmë gote ujë të nxehtë dhe gjysmë gote verë nga ribizla e zezë. Këtë duhet ta pini në një gllënjkë. Pas një orë e përsëritni procedurën e njetjë. Nëse temperatura është e lartë, mund t’ju ndihmojnë fashat me patate të reja: i grimëconi dy patate të reja të pa qëruara, shtoni një lugë gjelle uthull, dhe kështu që përzierjen e fituar futeni në një leckë dhe e vendosni mbi ballin e tuaj. Temperatura do të ketë zbritur për më shumti një orë.

    Hudhëra si preventivë

    Teshtitja mund të ndalet nga masazha (fërkimi) e pikave të caktuara në fytyrë. Me mollëzat e gishtave të mesme shtypni kockën e hundës, lart dhe poshtë, pastaj terhiqni gishtat përgjatë vetullave, herë duke rritur e herë duke e dobësuar presionin, përgjatë në tempuj, dhe pastaj poshtë mollëzave dhe syve. Përsëriteni disa herë.

    Nëse ende arrijni për të shmangur kontaktin me virusin, duhet të trajtoheni me profilaksi. Para së gjithash përgatisni përzierjen kundër ftohjës. Përzieni tetë thelpinj hudhër të shtypni me gjysmë limoni të copëtuar imët bashkë me lëkurë, i shtoni ujin e ftohtë i cili më parë ishte i vluar dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët për disa ditë. Përdoreni një herë në ditë nga një lugë të supës përpara ushqimit.

    Vahrat aromatike e forcojnë imunitetin

    Para se të dilni nga shtëpia lyejeni mukozën e hundës me një krem ​​antiviral apo futini disa pika aloe në hundë, e cila parandalon depërtimin e virusit përmes së zgavrës së hundës.

    Ju mund të forconi sistemin tuaj imunitar edhe me inhalim me vajra aromatike. Duhet të kontrollloni mirë dhomën, atëherë mbyllini të gjitha dritaret dhe dyert, hudheni në një enë pak ujë, lehtësisht e ngrohni pak dhe i hedhni disa pika të vajrave aromatike: eukaliptit, pishës, kedrit, livando, xhenxhefil … Thithni thellë avullin për 15 deri në 20 minuta, çdo ditë në sezonën e  gripit apo ftohjes.

    Kushtoni vëmendje të ushqyerit. Dëgjoni këshillat e shkencëtarëve Californian, të cilët besojnë se një gotë kos ose kefir dhe disa portokaj në ditë janë një mjet i shkëlqyer që do të ju mbrojnë nga infeksionet e gripit dhe viruset të tjera virale. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...