Krijoni oazë të mrekullueshme me lule në ballkonin tuaj

Si të zgjedhni dhe rritni lulet në ballkon

Sapo dielli të fillojë të ngrohë tokën pas dimrit, mënjëherë fillojnë të dalin sythat e para të luleve të pranverës – lulebora, jargavani, narcisa ku edh embushen kopshtet përplot. Është koha që ta mbushni edhe ballkonin tuaj me lule përreth si dhe të planifikoni rritjen e bimëve. Marsi, Prilli dhe Maji janë muajt kur mbillen lulet dhe së shpejti rriten duke krijuar një oazë të vërtetë.

Gjatë zgjedhjes së bimëve duhet të siguroheni që të keni një enë të madhe me ujë të mjaftueshëm pasi që duhet të mendoni për kushtet themelore të jetës së bimëve. Duhet të gjeni një vend ku ato të mbrohen nga era dhe fryma, duke e izoluar ballkonin me qelq apo plastikë ose me izolim prej kashte ose kallami. Kavanozet apo saksitë mbushni me një shtresë fillestare të zhavorrit e që është një ide e mirë si një shtresë përforcuese që mundëson thithjen e ujit të tepërt e më pas hidhni shtresën e dheut. Mos tentoni të përdorni dheun e vitit të kaluar pasi ai është i rraskapitur dhe me vlera të ulëta ushqyese. Kështu mund të mbjellni lulet apo fidanet bimore. Për ujitje përdorni ujin e ripërdorur pasi ato mund të reagojnë nga uji i ftohtë i rubinetit.

Për të zgjedhur llojin e luleve është e rëndësishme pozicionimi i tyre në ballkon ku ekspozohet drita e diellit. Në ballkonet ku dielli është i pozicionuar në jug, juglindje dhe jugperendim, mbjellni begonia, ageratum, karafil, barbarozë etj, ndërsa nëse saksitë janë të ekspozuar gjatë gjithë kohës në diell zgjedhni bimë si rozmarinë, landër dhe kaktus. Në pozicionin ku ka hije (në verilindje, veri dhe veriperëndim), mbjellni fuchsia, luleborë, aguliçe etj.

Geranium (lat. Pelargonium)

Nuk është aspak e rrallë që të shihni duke lulëzuar nëpër ballkone ky lloj i luleve. Ka shumë lloje të geranium-it, por më të njohura janë barbaroza (pelargonium peltatum) dhe barbaroza zonale (pelargonium zonale). Më të zakonshme janë ngjyrat e kuqe, e bardhë, rozë dhe ngjyrë vjollcë. Kjo bimë lulëzon që nga pranvera e hershme e deri në dimër. Nëse dëshironi ta ruani edhe më tej, vendoseni në një vend të sigurtë në temperaturë të ulët pa ndikimin e kushteve atmosferike apo acarrit. Mirëmbajeni këtë lule duke ia shkurtuar apohequr gjethet e vdekura dhe ujiteni rrallë (një herë në muaj). Në pranverë vendoseni në një vend më të ngrohtë dhe ujiteni më shpesh.

Petunia (lat. Petunia hybrida)

Kjo është një bimë njëvjeçare e cila jep lule ngjyrë rozë, të kaltër, të bardhë dhe të kuqe. Pas geraniumit , është një nga lulet më të preferuara për zbukurimin. Përshtatet më së miri duke u pozicionuar në vend me diell i mbrojtur nga era. Nuk e përballon shumë nxehtësinë dhe në verë duhet ta ujisni çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë, mirëpo duhet patur kujdes që rrënja mos të jetë vazhdimisht me ujë. Petunia rritet shumë ngadalë nga fara dhe duhet të planifikoni mbjelljen 10-12 javë më parë. Është shumë më thjeshtë të bleni fidane në Maj dhe ti mbjellni në ballkon apo tarracë.

Marigold (lat. Tagetes)

Është një bimë njëvjeçare me rritje të ulët. Ka disa lloje të kësaj bime, ato me kokë të madhe , njëngjyrëshe apo me dy ngjyra të verdhë dhe portokalli si dhe lulëzojnë gjatë gjithë verës. Mbjellen nga marsi deri në maj, ndërsa fidanet mbillen në maj dhe qershor në një vend me diell në hapësirë 20-30 cm. këto lulëzojnë nga fillimi i qershorit e deri në paraqitjen e ngricave të para. Duhet ta mirëmbani vazhdimisht duke ia hequr gjethet e vyshkura që mos të pengojnë rritjen e mëtejshme. Duhet ti ujitni vazhdimisht me ujë sidomos gjatë verës.

Defiance (lat. Portulaca grandiflora)

Këto lule mund të jenë njëngjyrëshe apo të shumëllojshme (në përjashtim të ngjyrës së kaltër). Kjo mbillet në mars dhe prill dhe farat mbijnë për 7-15 ditë. Mbilleni në një vend me diell dhe ku toka ka drenazhim të mirë. Kanë nevojë për shumë diell dhe dritë dhe mirëmbahen shumë lehtë – ujiten shumë rrallë dhe nuk kanë nevojë për ushqyerje shtesë. Lulet happen apo çelin vetëm në praninë e diellit. Edhepse kjo bimë është njëvjeçare, përmban shumë fara që mund të përhapen me lehtësi.

Lulebora (lat. Hydrangea hybrida)

Kjo lule çel në ngjyra rozë, të bardhë dhe e kaltër e ndritshme. I përshtatet pozicionimit në hije dhe tokës me lagështi. Në tokë acidike (pH 4-5) lulet dalin në nuancë të kaltër ndërsa në tokë më pak acidike deri në neutrale (pH 5.5-6) dalin në ngjyrë rozë. Farat mund të blihen në fillim të pranverës por keni kujdes që mos ti vendosni jashtë nëse ekspozohen në temperatura të ngrirjes. Paslulëzimit, lulebora duhet të shkurtohet ku duhet të keni kujdes vetëm në shkurtimin e sythave të rinj.

kosovarja.ch