A përdorni kondicioner ajri?

Sa nga ju freskoheni me kondicioner? E kush do të mund t’i përballojë nxehtësisë së padurueshme të verës pa të? Posaçërisht në kushte klimatike të nxehta, kondicioneri nuk është një luks, por një element thelbësor i përjetuar gjatë ditëve të vapës, përvëluese. Por për fat të keq, si shumë të mira tjera moderne, ajri i kondicionuar ka të metat e tij. A janë ato aq serioze që ju të mendoni dy herë para se ta përdorni kondicionerin? Shumë besojnë se janë.

Përse ajri i kondicionuar mund të jetë i dëmshëm?

Shumica e problemeve, që lidhen me kondicionerin, janë për shkak të përdorimit të padrejtë të kësaj pajisje.

Shumë mendojnë se sa më shumë të përdoret kondicioneri aq më mirë është për ta. Natyrisht kjo nuk është kështu.

Është dëshmuar se kondicioneri përkeqëson simptomet e artritit, pezmatimit nervor dhe sinusit, duke krijuar një bllokim të plotë në kokat e njerëzve që kanë probleme me sinus.

Jo vetëm kjo – supozohet se ajri i kondicionuar ka një efekt edhe më delikat mbi shëndetin.

Për shembull, njerëzit që vazhdimisht punojnë në dhoma të klimatizuara, sëmuren më shpesh nga gripi, ftohjet dhe ndezje fyti.

Përveç kësaj trupi ynë përjeton goditje temperature (shok) çdo herë që ne dalim nga dhoma e klimatizuar në nxehtin djallëzor.

Me kalimin e kohës, pasojat e këtij stresi mund të shfaqen në shëndetin tonë.

Gjithashtu është vërejtur se njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në ajër të kondicionuar nuk mund të përballen me nxehtin e jashtëm. Rezultat i kësaj është numri në rritje i vdekjeve për shkak të nxehtit.

Shumë njerëz janë sëmurë për shkak të dallimeve ekstreme midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme. Në të vërtetë, ekspozimi në temperaturë mbi 35 gradë nga temperatura prej 25 gradë mund të bëjë një rrëmujë në trupin tonë.

Kondicioneri gjithashtu mund të shkaktojë të ashtuquajturën “sëmundje Legjionare”. Nëse kondicioneri ka një filtër të dobët apo përdoret keq, është shumë e mundshme që mikroorganizmat dhe ajri i ndotur të qarkullojnë në makinën tuaj.

Kondicionerët në makina gjithashtu kanë problemet e tyre. Gjatë hulumtimit në Qendrën Mjekësore të shtetit Louisiana, në 22 nga 25 makina janë gjetur mikroorganizma që shkaktojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes (janë gjetur tetë lloje të ndryshme të mykut).

Bëhuni të matur

Natyrisht egzistojnë edhe të mirat e kondicionerit.

Kondicioneri krijon një atmosferë të këndshme në shtëpi, pavarësisht nga nxehti i jashtëm. Redukton skuqjen e lëkurës nga nxehti dhe ethet e polenit, nga e cila vuajnë njerëzit alergjik.

Kondicioneri i cilësisë së lartë pastron ajrin, redukton lagështinë dhe largon erërat e pakëndshme.

Vendimin e merrni ju për përdorimin apo jo të kondicionerit të ajrit.

Duke marrë parasysh të gjitha të mirat dhe të metat, ju mund të vendosni se a është më mirë të përdoret kondicioneri vetëm herë pas here, duke mos e ulur temperaturën nën 26 gradë dhe të mos mësoheni tepër me të.

Reduktimi i punës së kondicionerit zvogëlon edhe konsumin e energjisë. Për shembull, një rritje e temperaturës së klimatizuesit vetëm për 2-3 gradë do të reduktojë konsumin e saj për 60%.

Pastroni rregullisht kondicionerin tuaj që të mos bëhet një çerdhe e mikroorganizmave të dëmshme.

kosovarja.ch