Konsumimi i alkoolit nga të miturit

Këshilla nëse jeni të brengosur nëse adoleshenti juaj pi më tepër se sa mundet.

Në mesatare, fëmijët e Britanisë e pijnë gotën e parë alkoolike në moshën 13 vjeçare, dhe pak mbi 14 me qindra dehen për herë të parë. Një anketë me 15 dhe 16 vjeçarë, e bërë nga Drinkaware Trust tegon se:

  • 60% e konsiderojnë pirjen pjesë normale të zhvillimit të fëmijëve.
  • Gjysma e 11-15 vjeçarëve të paktën ka pirë një gotë me shokëtshoqet.
  • Gjysma e 16-17 vjeçarëve pijnë së paku një gotë në javë.

Përveç rreziqeve shëndetësore të asocuara me pirjën nën moshën e lejuar, pirja për tu dehur- siç pijnë shumica e të rinjve- nënkupton se shumë prej tyre janë duke rrezikuar shëndetin e tyre seksual. Ekspertët thonë se 14-15 vjeçarët që pijnë janë të prirur të përfshihen në marrëdhënie seksuale, ndërsa 11% të 15-16 vjeçarëve pranojnë të kenë bërë seks pa mbrojtje.

Këto nuk janë problemet e vetme, Kris Soreks nga Drinkaware thotë:” Ka lidhje të forta mes konsumimit të alkoolit dhe problemeve tjera si përjashtimi nga shkolla, përfshirja në incidente, shtatëzëni e hershme dhe mungesave pa arsye në shkollë”. Gati gjysma e 10-17 vjeçarëve që pijnë të paktën një herë në javë, pranojnë përfshirjen në aktivitete kriminale apo sjellje delikvente, 2/3 përfshihen në grindje ndërsa 1/5 përfshihen në zënka.

Edhepse ka ndalesë, 10% e 10-15 vjeçarëve theksojnë se alkoolin e blejnë personalisht, 63% e 16-17 vjeçarëve e blejnë alkoolin lirisht në shitore, pub, klube të natës dhe bare. Birra dhe lageri janë më të preferuarat e adoleshentëve.

Inkurajimi i përgjegjesisë rreth alkoolit

Alkooli është drogë mirëpo drogë e pranuar dhe e përdorur nga shumica. Kërkimet tregojnë se shumë adoleshentë janë të ekspozuar ndaj alkoolit dhe zakonisht kjo ndodh jashta shtëpive të tyre. Duke e marrë parasysh këtë fakt, mënyra më e mirë të ballafaqoheni me këtë është të flisni me adoleshentin tuaj dhe njëkohësisht ta dëgjoni atë. Dërgojeni mesazhin se edhepse përdoret në masë, alkooli është drogë dhe shpeshherë mund të jetë i rrëzikshëm.

Kur të flasim për alkoolin?

Sipas kërkimeve, 40% e prindërve mendojnë se mosha 14 e gjysëm vjeçare është mosha e duhur për të diskutuar për alkoolin, mirëpo ekspertët tregojnë se është më mirë të fillohet më herët. Adoleshentët e sotëm pijnë më tepër se çkanë pirë prindërit e tyre, dyfishin e asaj që kanë pirë adoleshentët para 20 viteve – thotë Martin Plant profesor i studimeve mbi varësinë. Duke marrë parasysh këtë gjë, biseda duhet të fillojë nga mosha 11-13 vjeçe.

Programet televizive dhe revistat janë një pjesë e fillimit të bisedës. Nëse shihni ndonjë person të famshëm të fotografuar i dehur, është mirë të diskutoni për të me adoleshentin tuaj, të kuptoni se si e percepton ai/ajo këtë ngjarje.

Shpjegoni arsyet pse alkooli është i rrëzikshëm dhe çfarë probleme shkakton, pa e demonizuar atë. Diskutoni sasinë e alkoolit që mundet konsumuar dhe shpjegoni se çfarë sasie është e sigurtë për tu konsumuar.

Bëhuni shembull për tu ndjekur

Shprehia e pirjes tek prindërit është një faktor i rëndësishëm në mënyrën se si fëmijët e përjetojnë alkoolin. Gati gjysma e 16-17 vjeçarëve të pyetur nga Drinkaware, thonë se kanë parë prindërit e tyre të pijnë dhe e shohin alkoolin si gjë normale.

Një studim Finlandez tregon se kur prindërit pijnë shumë, atëherë edhe fëmijët do e bëjnë të njejtën, ndoshta sepse prindi i alkoolizuar nuk ka kontroll mbi fëmijën dhe është më i rreptë në edukimin e fëmijëve.

Këshilla si të flasim me adoleshentët për alkoolin:

  • Gjeni një kohë kur jeni të relaksuar dhe mund të flisni.
  • Flisni se si do të silleshin nën presion apo në situate të vështira kur u ofrohet ndonjë pije.
  • Flisni hapur dhe sinqerisht për rreziqet potenciale që i sjell alkooli.
  • Siguroni adoleshentin tuaj se, pa marrë parasysh sa jeni të mllefosur me ta, ju do të jeni aty për të dhënë mbështetje.
  • Mos e merrni personalisht kur nuk ua marrin këshillat, ndonjëherë adoleshentët bëjnë gabime që ta kuptojnë se ajo që e thatë është e vërtetë.