1.7 C
Priština
More

    Kombinimet më fatale në astrologji: Demi dhe Akrepi, Luani dhe Ujori

    spot_imgspot_img

    Në astrologji, ka disa kombinime të shenjave astrologjike ku sipas studiuesve thuhet se është pasioni i madh dhe emocionet ato që i lidhin këto shenja, apo edhe lidhjet që nuk mund të shmangen.

    DEMI dhe AKREPI

    Demi kur është në gjendje zemërbutë, hapet para Akrepit duke treguar pasionin për jetën si dhe vjen deri në dëshira të mëdha seksuale. Kur bëhet fjalë për lidhje, ju nuk lodheni nga njëri- tjetri, por shpesh konfliktet janë të pashmangshme mes jush. Demi e zvogëlon tempon e Akrepit, ndërsa Akrepi e mërzit Demin me pasivitetin e tij.

    DASHI dhe PESHORJA

    Gjatë takimeve të para paraqiten shkëndija dashurie. Energjia dhe seksualiteti i Dashit si dhe bukuria delikate e Peshorës, krijojnë një kimi apo lidhje të madhe mes vete. Lidhja mes këtyre dy shenjave paraqet një sfidë të madhe, e cila vështirë mund të rrezistohet. Problemet në marrëdhënie mund të ndodhin atëherë kur Peshorja do të fillojë të fyejë Dashin. Vazhdon në faqen 2…

    BINJAKËT dhe SHIGJETARI

    Tërheqja mes këtyre dy shenjave nuk është vetëm fizike, por më pas reflektohet edhe në atë mendor. Binjakët kurreshtarë si dhe Shigjetari filozof, pëlqejnë bisedimet reciproke. Binjakët mund të mërzisin ndonjëherë qëndrimin e shigjetarit duke pretenduar se i dinë të gjitha, ndërsa partneri i tyre mund të jetë moskokëçarës në raste të caktara me qëllim të anashkalimit të konflikteve. Zgjidhja qëndron tek udhëtimet e përbashkëta.

    GAFORRJA dhe BRICJAPI

    Ndjeshmëria e Gaforres si dhe forca e Bricjapit, përfaqëson një lidhje apo kombinim të vërtetë. Pasioni mund të prish ndjenjën e Gaforres si dhe Bricjapit, madje herë pas here duke e shoqëruar me injorim, ndërsa nga ana tjetër Bricjapi mund të ketë varësi të pakëndshme apo jo tërheqëse. Ato duhet rregullisht t’ia përkujtojnë njëri tjetrit se nuk janë vetëm partnerë, por edhe të dashuruar. Vazhdon në faqen 3…

    LUANI dhe UJORI

    Mbreti i universit Luani, nuk mund ta rrezistojë Ujorin e lirë, i cili njeh vetëm autoritetin e tij. Shpirti rrebelues frymëzon Luanin, ndërsa për Ujorin si më tërheqëse është karizma e Luanit.

    Nevoja e tepruar e Luanit për të pasur kujdes dhe vëmendje të Ujorit mund të shpie në probleme. Shpëtimin nga problemet duhet ta gjeni në shtrat, larg të tjerëve.

    VIRGJËRESHA dhe PESHQIT

    Virgjëresha pëlqen rendin dhe gjërat e rregullta, ndërsa Peshqit refuzojnë rutinën, kjo është arsye e mjaftueshme për t’u tërhequr të kundërtat. Lidhja mes këtyre dy shenjave është paraparë si një mënyrë për të ndryshuar jetën si dhe për t’ia rritur disponimin njëri – tjetrit. Në këtë mënyrë Virgjëresha i mëson Peshqit për organizim apo sistemim më të mirë, ndërsa nga ana tjetër, Peshqit e mësojnë Virgjëreshën që të jetë më e relaksuar dhe e çlodhur nga rregullat strikte. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...