19.2 C
Priština
More

    Vaji i kokosit për nënën dhe fëmijën: Balsam nga koka deri te këmbët!

    spot_imgspot_img

    Nuk ka efekte të dëmshme anësore dhe për këtë është një ushqim i shkëlqyer për të gjithë familjen

    Nëse për një ushqim mund të thuhet se ka njëqind fytyra, atëherë është ‘super ushqimi’ vaji i kokosit. Hulumtimet bashkëkohore kanë konfirmuar se ka efekt të dobishëm në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut, forcon sistemin imunitar, përshpejton metabolizmin dhe nxitë dobësimin, si dhe përmirëson tretjen.

    Dukshëm ndikon në pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, të cilët i ushqen natyrshëm, ndihmon në shërimin më të shpejtë, dhe i jep shëndet, shkëlqim dhe fleksibilitet. Nuk ka efekte të dëmshme anësore dhe për këtë është një ushqim i shkëlqyer për të gjithë familjen.

    Pse pikërisht nënat e duan vajin e kokosit? Në çfarë mënyrash mund të përdoret në shtatzëni dhe më vonë?

    Aleat i trupit gjatë shtatzënisë

    Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme dhe materieve tjera ushqyese. Ka ndikim të fortë antiviral, antibakterial, antifungal, si dhe ka një efekt pozitiv në të gjithë trupin. Vaji i kokosit gjatë shtatzënisë mund të përdoret për ushqim dhe gatim, si dhe për kujdesin natyral të lëkurës, flokëve dhe thonjve.

    Doza e rekomanduar është 2 lugë çaji vaj kokosi ekstravirgjër, cilësorë, i freskët në ditë.

    Në kuzhinë, le të shërbejë për: pjekje, skuqje dhe forma të tjera të përgatitjes së ushqimit, si një zëvendësim për lyerje (në vend të gjalpit ose produkteve të qumështit), aromë e veçantë e kafesë, çokollatës së nxehtë apo kakao, në përgatitjen e pastave të ëmbla dhe të njelmëta, petullave, bukës dhe biskotave, përgatitjen e lëngjeve të frutave të shijshme dhe të shëndetshme dhe ‘smoothies’ të perimeve.

    Lëng i trashë i gjelbër me vaj kokosi

    Përbërësit: 1 banane, 1 kastravec, një grusht spinaq të freskët, 200 g fruta formë kokrrash, lëngu i gjysmë limoni, 2 lugë çaji vaj kokosi.

    Përzieni të gjithë përbërësit në blender dhe pijeni lëngun e trashë të shijshëm dhe të shëndetshëm

    Përfitimet për shëndetin në shtatzëni:

    Vaji i kokosit ka një efekt pozitiv në metabolizmin dhe përmirëson absorbimin e materieve ushqyesve. Ndihmon punën e gjëndrës tiroide, sidomos në rastet kur sëmundja e gjëndrës tiroide është shkaktuar nga inflamacioni. Ajo mbron trupin nga pezmatimi i fshikëzës, sëmundje të veshkave, probleme të mëlçisë dhe fshikzës së vrerit (idhëzës). Forcon sistemin imunitar, ndikon fuqimisht kundër kërpudhave (sidomos Candida), baktereve dhe viruseve, por edhe parazitëve (skrrajave, shiritëve). Është një aleat i natyrshëm i tretjes. Ndihmon punën e zemrës dhe enëve të gjakut, uljen e kolesterolit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Ndihmon në eliminimin e lodhjes. Zvogëlon të vjellat gjatë shtatzënisë.

    Vaji i kokosit për lëkurën:

    1.Vaj për masazh – mbrojtje e shkëlqyer kundër ‘strijave’

    2. Kremë natyrore kundër rrathëve të errëta (të syve), për pastrimin e grimit të mbetur

    3. Kurimin e lëkurës së ndjeshme, të thatë, të plasaritur të prirur për skuqje

    4. Mbrojtje nga kërpudhat dhe viruset – në lëkurë dhe thonjtë

    5. Balsam natyral për buzët

    6. Maskë për fytyrën – kundër rrudhave, për hidratim dhe spastrim

    7. Maskë dhe regjenerues për flokë – për rritjen e flokëve, butësi, shkëlqim, kundër zbokthit

    8. Dush relaksues

    9. Për masazh të perineumit para lindjes.

    Me vaj kokosi nga dita e parë e jetës

    Pasuria e përbërësve natyral, prej të cilëve në mesin e më të rëndësishmëve është acidi laurik, ka meritë sepse vaji i kokosit është superushqimi i ri për nënat dhe bebet.

    Acidi laurik është një acid yndyror i ngopur i cili me anë të qumështit të gjirit hyn në trupin e foshnjës dhe në këtë mënyrë e mbron atë, së bashku me qumështin e nënës, nga viruset dhe bakteret. Nënës gjatë kësaj i siguron lëndë ushqyese dhe mbrojtje natyrore. Në Indi përdoret si ushqim që rritë pjellorinë, ashtuqë e përdorin gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë, kurse në pjesët tjera të botës është futur mes ushqimeve të para që i jepen fëmijëve si ushqimin të fortë. Përveç në të ushqyerit, ka mënyra të panumërta me të cilat vaji i kokosit mund të përdoret për kujdesin dhe mbrojtjen e më të dashurve tuaj (jo vetëm foshnjet).

    1. Eliminimi i verniks-it dhe lëvozhgave së lëkurës së kokës

    Në gazë sterile vendosni vajin e tretur të kokosit dhe me këtë butësisht largoni mbetjet e verniksit. Për të hequr lëvozhgat e lëkurës së kokës, masazhoni 1 lugë çaji vaj të tretur të kokosit në flokët e foshnjës, lëreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj lehtë e krehni me furçë të butë apo leckë. Nëse është e nevojshme, në raste të rënda, lyeni kokën foshnjes me vaj të kokosit, vendosni kësulë pambuku dhe e leni gjatë natës për të thithur vajin.

    2. Kurimi i thithkave

    Thithkat e dëmtuara, plasaritura dhe me dhimbje në ditët e para të ushqyerjes me gji mund t’i kuroni duke vendosur pak vaj në copë pambuku dhe e lyeni direkt në zonën me dhimbje. Vaji i kokosit është i njohur për ndikimin e tij antimikrobial, ashtuqë në të njëjtën kohë i mbronë edhe thithkat tuaja, por edhe gojën e foshnjës prej infeksionit me candida e cila është shumë e shpeshtë në fillim të ushqyerjes me gji.

    3. Banjo e butë për lëkurën e ndjeshme të foshnjës

    Një lugë çaji vaj kokosi të cilin e shtoni në ujin për larjen e foshnjës, do t’i japë asaj një mbrojtje dhe kujdes natyral, dhe i siguron një lëkurë të butë, të pastër dhe të shëndetshme.

    4. Balsam për skuqjen nga pelena

    Vaji i kokosit qetëson dhe zbutë skuqjen, e kuron lëkurën e dëmtuar dhe të ndjeshme. Pengon ngjitjen e përmbajtjes së pelenës me lëkurën dhe e kuron në rastin e skuqjes. E lyeni me shtresë të hollë para se ta vëni pelenën.

    5. Masazh i mishrave të dhëmbëve para se të dalin dhëmbët

    Mishrat e dhëmbëve të ndjeshme, të dhimbshme dhe të enjtur te foshnjat te të cilat fillojnë të dalin dhëmbët, mund t’i masazhoni me vaj kokosi. Zbutë dhimbjen dhe ofron lehtësim natyral në këtë fazë të jetës së foshnjës. Vajin e kokosit mund ta përdorni edhe për masazh të vetë foshnjes.

    6. Për kurimin e lëkurës së irrituar nga pickimi dhe dielli

    Meqë ndikon si anti-inflamator, vajin e kokosit duhet ta keni gjithmonë pranë, kur shkoni jashtë në natyrë dhe prisni sulmin e mushkonjave apo insekteve tjera. Masazhojeni butësisht në zonën e pickimit apo ënjtjes, në lëkurën që është e irrituar nga dielli apo era.

    7. Mbrojtje natyrale kundër mikrobeve

    Vajin e kokosit mund ta përdorni sa herë që doni t’i siguroni mbrojtje natyrale fëmijëve tuaj kundër viruseve, kërpudhave dhe baktereve. Treteni në temperaturë dhome, zhyteni një shtupë për veshë apo pambuk dhe me kujdes aplikojeni në zonën problematike (p.sh. në vesh apo hundë, ku ka baktere).

    8. Krem për të rriturit dhe të vegjëlit

    Përbërësit e butë natyral të vajit të kokosit e bëjnë atë një mjet ideal për kurimin e lëkurës së bebeve, fëmijëve dhe të rriturve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...