7.4 C
Priština
More

    Si ta largojmë fryrjen e barkut dhe zorrëve?

    spot_imgspot_img

    Shëndeti dhe vitaleti ynë varen nga një dietë e mirë-balancuar dhe funksionimi efiçent i sistemit të tretjes. Ushqyesit thelbësorë e mbajnë trupin të fortë dhe në formë.

    Sistemi i tretjes fillon me gojën ku ushqimi copëtohet, më pas kalon nëpërmjet ezofagut në stomak.
    Ushqyesit thelbësorë përthithen nga gjaku dhe dërgohen në mëlçi, ku më pas proçesohen.
    – Një sistem tretje i mirë është faktor kyç për të mbajtur mirë shëndetin. Nëse sistemi tretës është i dobët, ne mund të ndihemi të lodhur, të irrituar, dhe mos të jemi në gjendje të përqëndrohemi dhe të flejmë. Mund të ndodhin humbje të ushqyesve me tepricë në rastet e diaresë ose një imunitet të dobët në rastet e kapsllëkut.
    – Shumë çrregullime të sistemit të tretjes mund të ndihmohen me një zakon të mire të të ushqyerit. Vaktet duhet të konsmohen rregullisht, sidomos mëngjesi si një vakt kryesor i ditës. Çdo vakt duhet të ketë kohën e vet, për t’u përtypur ushqimi pa nxituar.
    – Duke ngrënë shumë ushqime të përpunuara dhe pak fruta & perime, fillojnë problemet me kapsllëkun. Një lehtësim i mirë për këtë vjen nga përdorimi i farave të linit. Mund të konsumohet para gjumit një gotë me ujë të ngrohtë ku kemi vendosur më parë fara liri (2 lugë të mesme dhe e kemi lënë për 2 orë). Nëse është e nevojshme e marrim dhe në mëngjes esëll. Gjithashtu, farat e lirit mund t’i shtojmë në një enë me drithëra dhe qumësht në mëngjes. Për shekuj me rradhë, kjo bimë është përdorur si laksativ i fushqishëm në rastet me kapsllëk.

    Gjethet e senës të thara përdoren për të ndihmuar jashtëqitjen në rastet me konstipacion dhe për të ndihmuar tretjen.

    Përdorimi – Çaji i gjetheve të senës:
    Përdoret një gjysmë luge (gjelle) me gjethe me një gotë ujë, zihen dhe kullohen. Ky trajtim nuk duhet vazhduar për më shumë se një javë, dhe duhen bërë minimumi dy javë ndërprerje, para se të fillohet një kurë e dytë.

    – Në rastet e ndjesisë së fryrjes së stomakut apo zorrëve këshillohet çaj melisa.
    – Ndërsa, në rastet e diaresë, këshillohet përdorimi i çajrave si trumza, xhenxhefili, sherebela (përdoret kundër diarresë sidomos kur kjo shoqërohet me dobësim të muskulaturës së zorrëve) dhe mullaga (tek fëmijët).

    Anila Mirdita – BioNatural Shop

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...