Këtu gjeni një listë të gjërave që nuk e prishin agjërimin

spot_imgspot_img
Nëse keni pasur dyshime se çfarë do të prishë agjërimin, kjo listë do të iu ndihmoj të kuptoni më mirë.

Duke ju uruar muaj të mbarë e të begatë të Ramazanit si dhe asgjërim të lehtë, ju rendisim më poshtë një listë me gjërat që nuk e prishin agjërimin tuaj.

Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë, shkruan “IconStyle”.

Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.

Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak, gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

Përdorimi i gjilpërave jo-ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim.

Puthja e gruas, prekja, përqafimi. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten.

Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve të mos e kalojë fytin.

Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutinë e shpejtë për flokët pas diellit

Rutinë 10‑minutëshe pas diellit për të freskuar skalpin, hidratuar veten dhe zbutur majat, me hapa të thjeshtë Pandora që përshtaten me ditët e zëna dhe daljet e shpejta.

Bariera natyrale për gjumë të qetë te të rriturit

Krijo barriera natyrale ndaj pagjumësisë: ambient i qetë, ritme të buta mbrëmjeje dhe zakone të ditës që mbrojnë natën. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Trend: Si zgjasin rrobat – këshilla praktike

Si të zgjedhësh, kujdesesh dhe ripërdorësh rrobat që të zgjasin më shumë, me udhëzime Trend nga Kosovarja për përditshmërinë Kosovë–Zvicër.

Dashuria në familje: kohë pa telefona

Ndalo zhurmën e ekranit dhe rikthe bisedën: ja si të nisësh 20 minuta të përditshme pa telefona dhe një mbrëmje javore për afërsi familjare.