Këto fotografi tregojnë se si ndikon humbja e peshës në trupin tuaj

spot_imgspot_img

Pas vdekjes së papritur të nënës së saj në 2013, Kejti Lin, një infermiere që jeton në Florida vendosi që dëshiron të jetojë pa peshën e tepërt e cila ishte një mundim për të që nga fëmijëria. Në vitin e aksidentit të nënës, pesha e saj doli jashtë kontrollit duke arritur 123 kilogramë.

E ngarkuar nga frika se do të përfundojë si ndonjë pacient i saj me obezitet, vendosi që të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në mëngën e stomakut. Edhepse kishte komplikime me pneumoni dhe veshëkt pas operacionit, ajo u rimëkëmb dhe humbi 60 kg brenda një viti, pjesërisht falë kujdesit me ushqim dhe intensifikimin e stërvitjeve.

Duke u ngulfatur me lëkurën e tepërt, Kejti përfundoi transformimin me një ndërhyrje kirurgjike për eliminimin e lëkurës dhe të ngritjes së gjinjve. “Një ditë pas operacionit e kuptova se sa shumë gjëra kam humbur nga jeta pasiqë kam munguar në të” shruante ajo në një postim të saj në të cilin e kishte dokumentuar tërë rrugëtimin.

Një vit e gjysëm më vonë, Kejti është ende duke u njoftuar me trupin e ri, për ndryshim stomaku i saj nuk është më ndërsa fytyra e saj duket jashtëzakonisht ndryshe nga më parë.

Një ndryshim që Kejti nuk e priste ishte në duart e saj të cilat janë tërësisht ndryshe nga se ç`ishin.

“Isha duke i ngarë makinës kur e kuptova se gishtat i kam tepër të hollë, ndërsa duart e mia duken tërësisht ndryshe” thotë ajo.

Megjithatë Kejti nuk bëri ndërhyrje tërësisht estetike pasiqë nuk dëshironte që të dëmtonte shëndetin. Pa peshën e tepërt tani ajo është transformuar edhe në personalitetin e saj, gjë që vërehet në buzëqeshjen e saj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.