19.2 C
Priština
More

    Si të ndihmohet adoleshenti që të arrijë qëllimin?

    spot_imgspot_img

    Në fillim të vitit të ri, shumë janë të prirur për marrjen e vendimeve që do të pasqyrojnë jetën e tyre. Vendimmarrja nuk është karakteristikë vetëm për të rriturit – për këtë janë të prirur edhe të rinjtë.

    Në cilat aspekte duhet kushtuar vëmendje?

    Për fat të keq, shpesh ndodhë që një i ri vendos të ndryshojë diçka në jetën e tij, por që ndryshimi të mbetet i shkruar vetëm në letër. Dhe kështu çdo vit grumbullohen vendime të reja që kurrë nuk realizohen. Në fund, mund të ndodhë që motivimi për çdo modifikim të zhduket, sepse nuk ka entuziazmin që personi e ndjenë çdo herë kur arrinë diçka, nuk ka ndjenjë krenarie që pason kur një fëmijë i thotë vetëvehtes, „Të lumtë, e bëre!“.

    Si të vendosim dhe të arrijmë qëllimin?

    Si të gjitha arritjet tona që ndikojnë në vetëbesimin tonë, motivimin dhe dëshirën për zhvillim, është mjaft e rëndësishme që i riu ta ndjejë në lëkurën e tij se si është të korrësh sukses. Që të arrijë sukses dhe të vijojë në qëllimin e tij, sigurisht që është e nevojshme edhe mbështetja e prindërve. Kurse përveç mbështetjes, duhet ditur se si ta vendosim qëllimin që më në fund ta realizojmë atë. Prandaj, kur fëmija juaj herën tjetër do të marrë një vendim, orientohuni në aspektet e mëposhtme:

    A është i vendosur pozitivisht qëllimi

    Nëse fëmija juaj thotë se nuk dëshiron të shkoj për të përsëritur matematikë, kjo do të thotë se është i përqendruar në përsëritjen dhe jo në atë që dëshiron (për shembull, një notë pozitive). Kurse për të arritur qëllimin, duhet të fokusohet në atë që dëshiron, e jo në atë që nuk dëshiron. Pse është kjo kështu? Përgjigja qëndron në faktin se fëmija juaj në mënyrë të pavetëdishme nuk i përpunon mohimet.

    Le të marrim një shembull: Thuani vehtes që në këtë moment nuk do të mendoni për ditëlindjen e madhe, tortë çokollate me qirinj. Mos mendoni për të, ashtu të zbukuruar me krem. A jeni duke menduar, ndoshta, për tortën? Që të ndaloni të mendoni për këtë, ju duhet të mendoni për diçka tjetër. Nuk mund të ndaloni të mendoni për tortën vetëm sepse keni vendosur „unë nuk do të mendoj për tortën (ose kek të vockël)“. Kur jeni në dietë, për shembull, dhe qëllimi juaj është humbje peshe, është shumë e mundshme që do të mundoheni mjaft me këtë kusht të parë. Nëse e vendosni në formën e „Unë dua të dobësohem“, nuk do të keni sukses për shkak se në këtë rast motivimi vjen nga obeziteti dhe tërë kohën do të mendoni vetëm për të. Vetëm kur arrini se dëshironi të jeni person i hollë, dëshironi të jetoni një jetë të shëndetshme, dëshironi të veshni rroba të madhësisë 40, keni arritur vendosjen pozitive të qëllimit.

    Në bisedë me fëmijën shumë lehtë do të vëreni kur qëllimi nuk është i orientuar „drejtë“ – në atë situatë, zbuloni se çfarë dëshiron fëmija juaj.

    Sa është i detajuar / përcaktuar qëllimi

    Ajo që mund të jetë e dobishme është vizualizimi i qëllimit: fëmija juaj le të imagjinojë se po merr nota pozitive në matematikë, le të vizualizojë këtë situatë, të imagjinojë vehten me të gjitha ndjenjat që ka gjatë arritjes së qëllimit. Në këtë mënyrë ideja e qëllimit bëhet më e qartë dhe më e plotë, kurse truri do t’i dallojë mundësitë për ta realizuar atë.

    Shumë të rëndësishme janë edhe pyetjet: kur, ku, me kë, si do të arrihet qëllimi? Në cilat situata e dëshiron atë? A ka situata në të cilat nuk e dëshiron të?

    Për shembull, nëse fëmija juaj thotë se dëshiron të jetë më i sigurt në vetëvehten, është fakt se nuk jep informacion të plotë dhe të definuar saktë. Çfarë saktësisht do të thotë të jetë më i sigurtë në vetëvehten? Sa më i sigurt? Pak apo pak më shumë? Në lidhje me çfarë? Le të ju tregojë atë që dëshiron në pozitiv, e jo në komparativ apo superlativ. Për ata që gramatika ka avulluar nga koka, ja një shembull:

    – Pozitiv: i sigurt

    – Komparativ: më i sigurt

    – Superlativ: shumë më i sigurt

    Shpesh ndodhë që të rinjtë, pasi të vendosin se çfarë duan, thonë se këtë duan gjithmonë dhe në të gjitha situatat. Nëse kjo i ndodhë edhe fëmijës suaj gjatë vendosjes së qëllimit, qëndroni për një moment dhe shqyrtoni nëse me të vërtetë e dëshiron këtë gjithmonë dhe kudo? Që qëllimi të jetë i përcaktuar qartë, është e nevojshme të përcaktohet edhe periudha brenda së cilës do të përmbushë qëllimin. Në këtë mënyrë shmangim atë që qëllimi të „dobësohet“, dhe gjatë gjithë kohës jemi të fokusuar në arritjen e qëllimit. Në rast të notës pozitive në matematikë – përcaktimi i datës për t’u përgjigjur është realisht përcaktimi i afatit.

    Cila është dëshmia e realizimit të qëllimit

    Në situatat kur fëmija ka arritur qëllimin është e mundur që thjesht e injoron arritjen. Kjo ndodhë për shkak se ndoshta nuk ka vendosur dëshmi të arritjes. Pyeteni se si do ta dijë se ka arritë qëllimin. A është kjo nota kaluese në ditar apo nota kaluese e përfunduar në fund të vitit apo, ndoshta, diçka tjetër? Çfarë do të shohë, dëgjojë apo të ndjejë kur ta arrijë qëllimin? Le ta përshkruaj atë në detaje, në mënyrë që ta dallojë kur të ndodhë.

    Dëshmia e arritjes është thelbësore që të dimë se e kemi arritur qëllimin dhe i kemi lejuar vehtes që të ndjejmë kënaqësi për të. Shumë njerëz kur arrijnë ndonjë qëllim menjëherë kalojnë në të dytin, pastaj në të tretin, duke mos i dhënë vehtes kohë për kënaqësi. Inkurajoni fëmijën të shijojë arritjen e qëllimit, le ta shpërblejë vehten, le të jetë krenar që ka arritur qëllimin – edhe ju bashkë me të.

    A është shkaku te fëmija

    Kjo do të thotë se qëllimi duhet të jetë i inicuar dhe mirëmbajtur nga ana e vetë fëmijës, e jo që realizimi i tij të varet nga ndokush tjetër (nga ju, miqtë, profesorët, etj).

    Ja disa shembuj se si dhe kur një person i ri projekton arritjen e qëllimit me faktorë të jashtëm:

    – Dua të blej një celular! Do ta blej sapo prindërit të më japin të holla të mjaftueshme për të. Zhgënjimi është edhe më i madh sepse Ju as që mendoni për blerjen e një gjëje të tillë aq të shtrenjtë.

    – Dua të marr pesë në shqip! Do ta marr nëse arrijë t’i kopjoj të gjitha. E çka nëse nuk arrin të kopjojë?

    – Dua të bëj paqe me një shoqe! Do të pajtohem kur ajo të kuptojë se ka gabuar. E çka nëse ajo nuk e kupton, apo ndoshta kupton diçka krejtësisht tjetër?

    Nëse vendos një qëllim që varet nga njerëzit e tjerë, ndërsa të tjerët nuk veprojnë tamam siç është e menduar, i riu mund të hasë në mur dhe të zhgënjehet për shkak se nuk e ka arritur qëllimin. Prandaj është e rëndësishme që arritja e qëllimit të varet vetëm nga ai.

    A është qëllimi i vlefshëm

    Arritja e një qëllimi sjell me vete edhe disa pasoja që mund të jenë pozitive, kurse nganjëherë dhe jo aq pozitive. Te vendosja e qëllimit është e rëndësishme të mendohet për pasojat.

    Fëmija le të pyes vehten se si ai ndryshim dhe çdo gjë që po bën për të arritur qëllimin:

    – do të ndikojë në jetën e tij?

    – do të ndikojë në jetën e njerëzve nga rrethi i tij (të afërmve)?

    A është e gjitha që duhet bërë për të arritur qëllimin përpjekje e vlefshme? A është ndonjë nga ditët e mësimit në matematikë dhe pa dalje fare e vlefshme sa qëllimi, që në fund të vitit të ketë një notë pozitive? Që të ketë e tërë verën për të pushuar dhe dalje (pa mësim korrigjues)?

    Pavarësisht se në cilën pjesë të vitit fëmija juaj dëshiron të vendosë qëllimin, këto udhëzime me siguri do t’i ndihmojnë për të kristalizuar atë që ai dëshiron, se si të ndodhë kjo (kurse të varet vetëm nga ai) dhe në këtë mënyrë të marrë edhe një tjetër mesazh të vlefshëm: frerët janë në duart e tij! Varet vetëm nga ai se si dhe sa do t’i tërheq ato./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...