12.7 C
Priština
More

    Këshilla si ta mbroni zemrën tuaj

    spot_imgspot_img

    Natyrisht që ekspertet si parandalim për të gjitha shqetësimt tjerat shëndetësore, ashtu edhe për sëmundjet e zemrës këshillojnë jetë të shëndetshme. Por, sa kjo është e mundur në kohën dhe kushtet në të cilat sot jetojmë? Ketu janë disa këshilla se si ta mbroni zemrën tuaj.

    Optimizmi

    Disponimi i mirë është i lidhur me një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, vecanerisht tek njerëzit me një histori familjare të semundjes. Natyra e gëzuar mund të shërbejë edhe si mbrojtje nga problemet shëndetësore të cilat i shkakton stresi.

    Çaji

    Çaji i gjelbert dhe i zi zvogelojnë kolesterolin e keq. Nëse e pini një flixhan çaj gjatë ditës, do të përmirësojë funksionin e arterieve. Shmangjuni çajave të cilat blihen të gatshem, por pergaditeni vetë atë nga bimet e thata (gjinden në çdo treg me çmime shumë të lira), sepse janë shumë më të dobishëm për zemrën tuaj.

    Magnez

    Ky mineral ka një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, dhe një shtesë prej 200 miligram në ditë e zvogëlon rrezikun nga semundja për 22%. Sillni në ushimin tuaj dritherat, arrat dhe permiet me gjethe.
    Alkool

    Një gotë e me pije alkoolike mund të zvogelojë rrezikun nga semundja e papritur e zemrës për 30 deri ne 40%. Megjithatë, konsumoni një pije në ditë, ose në disa ditë. Doza më e lartë e pijeve mund të ketë efekt të kundërt.

    Zhurmë

    A jetoni afer për shembull transportit hekurudhor ose në vende tejet të zhurmshme dhe kjo mund të jetë rrezik për semundjen e zemrës. Ekspertet besojnë se zhurma e vazhdueshme mund të jep stress, i cili e rrit tensionin e gjakut.

    Çrregullime hormonale

    Rreziku nga sulmi në zemer është shtatë herë me i madh tek femrat te cilave papritmas u bie niveli i estrogenit dhe testosteronit e cila është specifike për të hyrë në menopauzë. Nëse filloni ti humbasni menstruacionet, keni shtuar ne peshë dhe keni verejtur rritjen e çimeve te shumta, atëhere kjo është shenjë që ju duhet të vizitoni mjekun urgjentisht.
    Ajri i ndotur

    Hulumtuesit vleresojnë se ajri i paster mund të parandaloj rreth 8000 sulme të zemrës në vit. Ajri i ndotur mund te çojë deri në ateroskleroze. Sa më shumë që i shmangeni ecjes në rrugët e ndotura, mund te zvogelohet rreziku nga sëmundja.

    Tërbim

    Natyrisht se të gjithëve na ndodh të “pelcasim”. Megjithatë, njerëzit që janë shpesh të zemëruar janë objektivi i vërtetë i një sulmi në zemër. Mundësitë e sulmit në zemër janë dy herë më të mëdhaj 2 orë pas një zemërimi të çastit, sepse atëherë lirohen sasi të mëdha kortizoli dhe adrenaline, e cila ngushton arteriet./kosovarja.ch/

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...