Gullash viçi

spot_imgspot_img

Nevojitet:

  • 1 kg mish viçi,
  • 4 lugë vaj,
  • 200 g qepë ,
  • 2 thelbinj hudhër,
  • 3 karrota ,
  • 20 gram proshutë,
  • 60 gram selino,
  • 1 spec të kuq,
  • 60 gram rrënjë majdanoz,
  • Gjethe dafine,
  • 2 lugë piper të kuq,
  • 100 ml verë të bardhë.

Përgatitja:

Mishin e viçit e preni në kube dhe e skuqni në vaj. Largojeni mishin dhe në po të njejtën yndyrë fërgojeni qepën dhe hudhrën e copëtuar. Shtoni karroten, proshutën, specin, majdanozin, selinon të gjitha të prera në kube.  Kur të zbuten perimet, kthejeni mishin dhe shtoni gjethe dafine, piper të  kuq dhe vegetë. Ziejeni mishin deri sa të zbutet duke e shtuar nga pak ujë. Kah fundi shtoni verën e bardhë. Në  pjatë vendosni patatet e ziera në kube, dhe mbi të derdhim gullashin dhe e shërbejëmë. Në vend të patateve mund të shërbeni edhe pure./kosovarja.ch/

Foto: viskalspise.dk

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.