16.7 C
Priština
More

    Këshilla për ruajtjen e flokëve gjatë hekurosjes

    spot_imgspot_img

    Kur është në pyetje dalja në mbrëmje apo ndonjë rast special, hekuri për flokë shpesh është miku më i mirë i shumë femrave. Gjithsesi që nuk rekomandojmë që ta përdorni për çdo ditë hekurin për flokë, për arsye të nivelit të lartë të dëmtimit që shkakton ai, mirëpo në situatat kur ju duhet patjetër ta shfrytëzoni, provoni të përcillni rregullat dhe këshillat e mëposhtme, që flokët tuaja të jenë të shëndosha dhe të bukura.

    Filloni me një shampon regjenerator të mirë
    Sot ekzistojnë linja të disenjuara enkas për të ndihmuar procesin e drejtimit të flokëve. Hekurosja është stresuese për flokët, po gjithsesi para se ta bëni këtë jepini flokëve tuaja një maskë të mirë e cila do t’u ndihmonte për t’u drejtuar pa përdorur forcën dhe krehjen ‘e egër’.

    Përdorni preparation për mbrojtje të flokëve nga nxehtësia
    Është e dëshirueshme që gjithmonë të shfrytëzoni ndonjë nga këta preparate. Vendoseni atë 2 deri në 5 minuta para hekurosjes, me qëllim që flokët ta thithin më mirë. Këto produkte do të zvogëlojnë dëmtimin deri në një masë të konsiderueshme. Nëse mund ta gjeni në treg, ju rekomandojmë Kerastase Ciment Thermique.

    Zgjedhni temperaturën të jetë në mesatare (“medium/medium low”)
    Hekujt për flokë, kryesisht ata profesionalë, mund që të nxehen deri në temperaturë mjaft të lartë dhe të djegin qimet. Prandaj ju rekomandojmë që të zgjedhni temperaturat më të ulëta, mirëpo të sigurta – rregulloni temperaturën e hekurit në “medium” apo “medium low” dhe bëjeni hekurosjen me më pak fije përnjëherë që të realizoni rezultate sa më të mira.

    Ndihmojeni procesin
    Derisa hekurosni flokët, kapini fundet e fijeve me dorë apo krehër dhe tërhiqni derisa jeni duke i drejtuar. Kjo do t’ju mundësojë që rezultatet të jenë më të mira dhe flokët të bëhen sa më të rrafshta.

    Lejeni çdo fije që të ftohet pas hekurosjes
    Pasi të keni kaluar një herë me hekur mbi fijet e kapura, bëhuni pak të durueshme dhe leni flokët që të ftohen. Nëse menjëherë vazhdoni me një hekurosje tjetër, kjo do të rrisë dukshëm shkallën e dëmtimit. Në vend të saj, prisni dhjetë sekonda para se të përsërisni procesin.

    Një apo dy herë është mjaftueshëm
    Gabimi i shpeshtë gjatë hekurosjes së flokëve është se te njejtat fije flokësh, i hekurosni tri, katër apo edhe pesë herë. Kjo gjë është ekstremisht e dëmshme, posaçërisht për strukturën e ndjeshme të qimeve. Për këtë arsye, mundohuni që të kaloni me hekur mbi fije një apo dy herë. Nëse ju duket që kjo është shumë pak dhe se flokët tuaja “nuk po bashkëpunojnë”, zvogëloni sasinë e fijeve të cilat i hekurosni.

    Bëhuni të butë ndaj skajeve
    Mbani mend gjithmonë se pjesa më e fortë dhe më rrezistuese e flokëve është ajo afër rrënjëve. Për këtë, sasinë më të madhe të temperaturës dhe shtypjes, rezervojeni enkas për këtë pjesë, kurse bëhuni të butë gjatë përdorimit të hekurit kur të vazhdoni kah majat. Uleni lehtësisht shtypjen gjatë tërheqjes së hekurit kah skajet.

    Më pak është më shumë
    Pas hekurosjes përdorni me kujdes produktet përfundimtare. Mund të vendosni pak sasi të regjeneratorit në skaje, si dhe sasi shumë të vogël të serumit nga silikoni si përfundim. Nëse i mbingarkoni flokët me kremëra dhe silikone, mund të prishni frizurën, e cila do të duket si e mbërthyer dhe e yndyrshme, në vend që të duket e bukur dhe voluminoze./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...