6.4 C
Priština
More

    Flokë të shkurtëra – po apo jo?

    spot_imgspot_img

    Frizurat e shkurtëra prapë janë kthyer në modë nëtë sezon. Nëse dëshironi të përcillni këtë trend, e prapëseprapë jeni në hamendje sepse nuk dëshironi që aq lehtë të hiqni dorë nga flokët e gjatë, ja disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që të merrni vendimin.

    Rekomandime të mira kërkoni në vendin e duhur. Nëse shoqja juaj më e mirë ka flokë kaçurrele, kurse ju të rrafshta, këshillat e saj sigurisht që do të jenë të padobishme. Përderisa këshilla e një femre tjetër të panjofshme, e cila ka tip të njetë të flokëve sikur ju, mund të jetë shumë më i vlefshëm.

    Patjetër konsultohuni me frizerin tuaj para prerjes. Nuk duhet që t’ju vret ndërgjegja që po humbni kohën e tij të çmuar, sepse në fund do të jenë më shumë të kënaqur me prerjen, e kjo do të jetë në interesin tuaj dhe të tij. Këshillohuni për gjatësinë e saktë të flokëve të cilën e doni dhe mënyrën e mirëmbajtjes së frizurës pas prerjes.

    Merrni me vete fotografi të frizurës së dëshiruar dhe tregojani frizerit. Secila nga ne ka fytyrë dhe flokë të ndryshme, prandaj është me rëndësi që të zbuloni se çka ju pëlqen juve në atë frizurë, dhe atë bashkangjiteni në imazhin tuaj të ri. Gjithashtu, mund të sillni edhe fotografi të flokëve të shkurtëra të cilat nuk ju pëlqejnë, që të sqaroni më lehtë se çfarë frizure nuk doni.

    Është me rëndësi që në salon të vini të veshur shumë thjeshtë – me grim as më pak e as më shumë sa ai normali, me qëllim që të krijoni përshtypjen e duhur për atë se si do të mund t’ju rrijë frizura e re.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...