12.2 C
Priština
More

    Këshilla për kujdes ndaj flokëve gjatë verës, me shpenzime të vogla

    spot_imgspot_img

    Me disa hapa të thjeshtë, preparate kualitative dhe pak kujdes, mbajini flokët tuaja të shëndosha gjatë verës

    Vera është stina kur për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së lartë të ajrit si dhe lagies dhe larjes së shpeshtë të flokëvë, por edhe për shkak të rrezeve të diellit, flokët dhe frizura nuk janë ato të cilat ne kishim dashur që të jenë.Rrezet ultravjollcë nuk dëmtojnë vetëm lëkurën, por edhe flokët tuaja. Gjatë muajve të verës, floku i nënshktrohet kripës, klorit, diellit si dhe shumë papastërtive të ndryshme nga rrethina të cilat ndikojnë në dobësimin e strukturës keratinike të flokut, përshpejtojnë procesin e shpërlarjes së ngjyrës tek flokët e ngjyrosura, e bëjnë flokun të thatë, të vrazhdë dhe të dëmtuar. Mirëpo, ju patjetër që mundeni që të vendosni për trajtime për kujdesin ndaj flokut, si në shtëpi por edhe tek salloni juaj i preferuar i bukurisë.

    Shfrytëzoni sa më pak preparate

    E dini ate thënien „Më pak bën më shumë“? Mu këtë thënie zbatojeni kur është në pyetje kujdesi ndaj flokëve, sepse shumica e femrave shfrytëzojnë së tepërmi preparate të ndryshme. Do t’ju mjaftojë shamponi dhe eventualisht regjeneratori dhe pikë. Nëse floku juaj është i dëmtuar, nuk do të mund t’ju ndihmojë asnjë preparat.

    Për atë është më së miri që t’i shkurtoni sa është e nevojshme, të cilën gjë do t’ua rekomandojë edhe stilisti juaj.

    Lani dy herë me shampon flokët, ku për herën e dytë ju duhet rreth 50 përqind më pak shampon në krahasim me larjen e parë. Regjeneratorin shfrytëzojeni ekskluzivisht vetëm për majat. Mos i shpërlani së tepërmi flokët pas vendosjes së regjeneratorit, që diçka nga përbërësit e regjeneratorit t’u mbesin në flokë. T’ju rikujtojmë që para se t’i lagni flokët dhe t’u hudhni shampon, ato duhet t’i krihni mirë.

    Nëse laheni në det, mos përdorni çdo ditë shampon gjatë larjes së flokëve, por ato lajini vetëm me ujë të vakët, thajini dhe krihini.

    Ngjyrosja e flokëve

    Nëse keni vendosur që t’i ngjyrosni flokët në shtëpi, si një formë më e lirë dhe më praktike, zgjidheni ngjyrën e cila është e ngjashme me nuancën e flokëve tuaja. Ndryshimin drastik të ngjyrës së flokëve në asjë mënyrë mos e provoni në shtëpi, sepse në 90 përqind të rasteve rezultati nuk do të jetë ashtu si duhet. Sipas të gjitha gjasave, juve pastaj do t’ju nevojitet që të vizitoni salonin e bukurisë…

    Përveç tjerash, gjatë muajve të verës nuk preferohet ngjyrosja e flokëve me preparate që përmbajnë kemikate të forta, sepse dielli shumë shpejt „do ta bëjë të veten“. Ngjyra do të zbehet, kurse flokët do të bëhen të thata dhe të dëmtuara. Nëse është e mundur, mos i ngjyrosni flokët gjatë muajve të verës, apo edhe nëse i ngjyrosni, shfrytëzoni ngjyra dhe preparatë me bazë bimore.

    Më pak shatire…

    Nëse e keni zakon që të bëni shatir përgjatë gjithë flokëve, ju rekomandojmë që gjatë verës të bëni vetëm shatire „sipërfaqësore“. Jo vetëm që do të kurseni, por edhe dielli do të mund të dëmtojë shumë më pak flokët. Sidoqoftë, me zbardhimin e flokut largohet edhe pigmenti i tij natyror, e me të edhe rrezistenca ndaj rrezeve të diellit. Më pak shatir, rrezistencë më e madhe, flokë më të bukur.

    Investoni në frizurë të bukur

    Vera definitivisht është koha për të shkurtuar flokët dhe ndërrim të frizurës. Një stilist profesionist me përfojë të gjatë ndoshta do t’ju kushtojë pak më shumë,mirëpo rezultati do të jetë më i mirë. Me një prerje cilësore të flokëve, ato do të duken më bukur, si dhe frizurën do të stilizoni dhe mirëmbani më lehtë. Nëse është e nevojshme, çdo tri javë apo një muaj shkoni tek stilisti për „mirëmbajtje“ të frizurës – prerjen e majave të flokut, të cilën gjë, stilisti që ju ka prerë flokët do ta bënte për një kohë shumë të shkurtër, si dhe për një çmim të ulët.

    Kujdesuni për flokët tuaja

    Mos i krihni flokët derisa ato janë shumë të lagura, sepse atëherë qimet janë shumë më e dobëta dhe mund të vijë deri tek dëmtimi i panevojshëm i tyre. është mirë që t’i thani me peshqir dhe tek atëherë t’i krihni. Mos shfrytëzoni krehër të fortë për flokë, sepse ata do t’ju dëmtojnë edhe më shumë flokët. Shumë më të mira janë kapset për flokë. Reduktoni përdorimin e tharëses së flokëve, dhe nëse ajo është shumë e nevojshme, mos i thani asnjëherë flokët në temperatura të larta, si dhe mos i thani ato deri në fund. Le të mbeten gjithmonë lehtësisht të lagura.

    Shfrytëzoni vaj ulliri

    Vaji mbrojtës për flokë është partneri i përkryer në luftën kundër rrezeve të dëmshme UV dhe radikaleve të lira. Mos bleni regjeneratorë të shtrenjtë, kremëra dhe maska për flokë. Blini një shishe me vaj ulliri ekstra të virgjër. Nxehni disa lugë me vaj dhe pastaj lyeni flokët. Mbështillini flokët me peshqir dhe leni që vaji të ndikojë për 20 minuta. Pastaj lajini mirë me shampon. Nëse gjeni, mund të provoni edhe me vaj bademi, vaj jojobe, vaj kokosi apo edhe vaj ruzmarine.

    Këshillë shtesë: që të kombinoni funksionin shërues me stajlingun modern veror, shtoni njëtrajtësisht vaj për flokë, krehni floket nga prapa, lidheni një bisht të gjatë nga i cili do të mund të bëni punxhë, të cilën e përforconi me kapëse. Floku do të merr një shkëlqim të shëndoshë natyral dhe kur në mbrëmje do t’i lëshoni ato, do të keni një stil të përkryer veror.

    Blini shamponin më cilësor

    Ndoshta kjo nuk do t’ju kushtojë lirë, mirëpo me blerjen e shamponit e shtrenjtë dhe cilësor në fakt ju do të kurseni, kurse flokët tuaja do të jenë të bukura dhe të shëndosha. Në fakt, shamponat „e lirë“ të cilët mund t’i blejmë në cilëndo shitore, shumë shpesh përmbajnë në vete shumë më shumë kemikale të forta dhe të dëmshme, se sa shamponat e shtrenjtë dhe cilësor. Përveç saj, shamponat e shtrenjtë shpesh në vete kanë përbërës më bazë bimore, përbërës të cilët shumë më pak dëmtojnë flokun dhe lëkurën dhe i mundësojnë flokut krehje më të lehtë, qe juve pastaj ndoshta nuk do t’ju nevojitet regjenerator, në të cilin ju do të bëni një kursim shtesë. Gjithashtu, juve ju nevojitet të hudhni shumë më pak shampon gjatë larjes së flokëve, që nuk është rast me shamponat „e lirë“.
    Pas notit në det apo në pishinë me klor, gjithmonë lajini flokët thellësisht. Shfrytëzoni shampon të butë me UV mbrotje, vitamin E dhe përbërës shtesë për hidratim. Në këtë mënyrë flokët janë të mbrojtura nga dielli, përderisa vitamina E neutralizon radikalet e lira të cilat e dëmtojnë flokun. Dhe mbani mend, vetëm flokët thellësisht të hidratuara do të duken të shkëlqyera dhe bukur.

    Shtoni ketchup!

    Nëse keni flokë bjonde, e cila pas larjes ka marrë një nuancë të gjelbër, në flokë shtoni, asgjë tjetër, pos ketchup. Në fakt, ngjyra e kuqe e domates do të neutralizojë ngjyrën e gjelbër dhe kjo do të funksionojë shumë mirë, sikur edhe shamponët për flokë bjonde.

    Ky artikull është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...