Keni vështirësi në frymëmarrje, djersitje dhe jeni të shqetësuar? 18 pyetjet për zbulimin e punës së ngadalësuar të gjëndrrës tiroide

spot_imgspot_img

Përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme dhe zbuloni nëse është koha për shërimin e saj

Shpesh keni gulçime në frymëmarrje, keni djersitje dhe jeni të mërzitur? Faji mund të jetë i gjëndrrës tiroide. Është e rëndësishme që problemin ta zbuloni në kohë, sepse me trajtimin e duhur mund të shmangni probleme serioze shëndetësore.

Megjithatë, edhe përmes testit bazik apo themelor të cilin mund ta bëni në shtëpi, ju mund të zbuloni nëse gjëndrra tiroide ka funksion të reduktuar, apo nëse vuani nga hipertireoza. Në rast të tillë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejtë të jetë e mundur.

Këtu mësoni gjithçka që ju duhet të dini rreth gjëndrrës tiroide.

Përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:

  1. A keni histori familjare të sëmundjes së tiroidës?
  2. A keni ndonjë sëmundje autoimune (diabet tip 1)?
  3. A jeni trajtuar apo shëruar ndonjëherë nga gjëndrra tiroide?
  4. A jeni shpesh të lodhur dhe të përgjumur?
  5. Jeni të pikëlluar dhe nuk keni fare motivim?
  6. Keni përqëndrim dhe memorje të dobët?
  7. Jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit?
  8. Jeni në mbipeshë dhe nuk mund të humbisni në peshë?
  9. Keni probleme me tretjen?
  10. Keni dhimbje të nyjeve dhe muskujve?
  11. Keni flokë dhe lëkurë të thatë?
  12. Keni thonj të brishtë dhe lehtë të thyeshëm?
  13. Jeni më shumë se 50 vjeç/e në moshë?
  14. Keni libido të zvogëluar?
  15. Keni menstruacione të parregullta apo të ndërprera?
  16. Për meshkujt: Keni problem me ereksionin?
  17. Nuk mund të ngeleni shtatzënë?
  18. Për meshkujt: Keni problem me fertilitetin?

Nëse jeni përgjigjur pozitivisht në 5 pyetje, është mirë të njoftoni mjekun për simptomat tuaja, për shkak se ka mundësi që gjëndrra juaj tiroide të ketë funksion të reduktuar./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.