Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe kompania Warner Records kanë ofruar një mundësi interesante për të gjithë kreatorët dhe dizajnerët e filterëve për aplikacionin social Instagram.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ka shpërndarë një artikul të shkurt që flet për këtë mundësi. Dua ka thënë se është e entuziazmuar që sjell këtë mundësi për të rinjët kreativ.

Në artikull thuhet se kreativiteti po evoluon dhe përvojat tridimensionale janë e ardhmja. Kjo munësi, sic shkruhet në artikullin që Dua ka postuar, ka për qëllim fuqizimin e brezit të ardhshëm të krijuesve në të gjithë botën. Kjo ftesë për komunitetin kreativ global vjen me rastin e lansimit të këngës së re të Duas, ‘Hallucinate’. Dua i ka ftuar të gjithë kreatorët e interesuar që ta dëgjojnë këngën dhe të frymëzuar nga ajo, me imagjinatën e tyre ta krijojnë një Filter AR për Instagram, i cili është plot energji!

Krijoni dhe prodhoni një Filter të ndryshueshëm AR për Instagram, frymëzuar nga kënga e Dua Lipa ‚Hallucinate‘.

Filtrat 2x AR për Instagram do të zgjidhen nga Dua Lipa dhe Warner Records dhe do të marrin 2,500 dollarë secila. Për më tepër, 2x Filtrat AR për Instagram do të zgjidhen si Finalistët dhe do të marrin nga 250 dollarë secila.

Të interesuarit të klikojnë në linkun më poshtë:

https://www.talenthouse.com/i/create-an-ar-instagram-filter-for-dua-lipas-song-hallucinate?ref=thfb&utm_source=Facebook&utm_campaign=Dua%20Lipa&fbclid=IwAR3LApdp6c4QZNKLBCAvKnITTQQDMj85EYn_TaBO2glj5djU5geSOdUUugg