Ju që flini 4 orë gjatë natës çfarë po i bëni vetes?

spot_imgspot_img

Pavarësisht se dëshira jote për të fjetur është e madhe, ti bën pjesë tek ata njerëzit që thjesht s’mundesh të flesh herët. Instagrami, videot e Tik-Tok dhe ndonjë gjë tjetër midis, bëjnë që gjithsej të flesh 4 orë të mira dhe të zgjohesh sërish për të nisur mëngjesin me nxitim.Në fakt, nuk ka rëndësi sa herët zgjoheni në mëngjes, çfarë përcakton rutinën tuaj është gjumi që bëni. A është i mjaftueshëm? Funksiononi siç duhet me 4 orë gjumë?

Nëse puna juaj kërkon të zgjoheni herët, netët e shkurtra me gjumë s’janë duke ju bërë asnjë nder. Qëniet njerëzore kanë nevojë për gjumë që të funksionojnë, prandaj duke i dhënë trupit tonë sasinë e duhur të pushimit, forcojmë imunitetin dhe rrisim përqëndrimin për gjithçka ndodh gjatë ditës.

Cilësia e gjumit jo vetëm që ndikon tek mirëqënia fizike, por luan një rol edhe në shëndetin tonë mendor. Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’i mbushur mendjen vetes se 4 orë gjumë mjaftojnë, shkenca s’është në anën tuaj.

Minimumi i gjumit të nevojshëm për të funksionuar siç duhet tek të rriturit është 6 orë. Eshtë shumë e rëndësishme të ruani ekuilibrin mes gjumit dhe detyrave të përditshme pasi trupi kërkon energji për të qëndruar zgjuar në të gjitha kuptimet.  Nëse vazhdoni duke fjetur 4 orë, kjo s’do t’ju ndikojë vetëm ditën pas, por në periudha afatgjata mirëqënia juaj fizike dhe mendore mund të degradojë, prandaj gjëja e fundit që duhet të bëni është të sakrifikoni gjumin!

Burimi: Bustle

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.