8.8 C
Priština
More

    Ju dhëmbin ijet? Patjetër vizitoni mjekun!

    spot_imgspot_img

    Shërimi mvaret nga shkaku dhe pesha e vetë problemit. Shërimi i pjesës së ijeve të sëmura mvaret në tërësi nga shkaku i vetë problemit. Ky artikull do t’ju japë informacione të shkurtëra për shkaktarët e mundur të dhimbjes dhe mënyrën e shërimit.

    Unaza e legentit që është e vendosur në hapsirën e ijeve të trupit është përgjithësisht e prirur për lëndime dhe trauma. Ajo është njëkohëisht një nga bartësit më të rëndësishëm të peshës së trupit (krahas këmbëve, gjunjëve, shputave, e kështu me radhë).

    Shkaktarët e dhimbjes në ije

    Ekzistojnë disa shkaktarë që mund të sjellin deri tek dhimbjet në ije. Artriti është një nga shkaqet më të theksuara, i cili shfaqet kryesisht tek njerëzit në moshë të shtyer. Shkaktarë mund të jetë bile edhe lëndimi e pjesës së legenit për shkak të ndonjë aksidenti, rrëzimi, traume, etj. Poashtu, simptomi kryesorë i dhimbjeve në ije është thyerja e ashtit ose fraktura në pjesën e legenit.

    Në anën tjetër, dhimbjet dhe çrregullimet siç janë osteonekroza, tendonitisi, bursitisi, etj., poashtu mund të sjellin deri tek dhimbja. Ndaj tyre janë të prirur edhe personat të cilët kënaqen me sportet e rrezikshme që rrisin adrenalinën. Dhimbja në pjesën e ijeve mund të shfaqet edhe tek foshnjet dhe fëmijët, e në të shumtën e rasteve e shkakton dysplasia zhvillimore. Dhimbjet zakonisht janë të bezdisshme dhe të pakëndshme, me intenzitet të butë ose të fortë. Por, ato para së gjithash mvaren nga shkaktarët e dhimbjes. Disa nga simptomet kryesorë të problemeve me njërën ije ose që të dyja, janë dhimbjet, enjtja, ndezja, pamundësia për të ecur, si dhe pakëndshmëria gjatë kohës së gjumit.

    Shërimi i ijeve të sëmura

    Shërimi i ijeve të sëmura mvaret nga shkaku dhe pesha e vetë problemit, ndërsa mund të ndahet në: shërmim jokirurgjik dhe tretman kirurgjik. Shërimi jokirurgjik nënkupton përdorimin e ilaçave dhe injeksioneve. Nëse pyeteni se si ta zbusni intenzitetin e dhimbjes, mjekët këshillojnë marrjen e ilaçeve josteroide, kundër ndezjes dhe anti-reumatike, si dhe injeksione të cilat ndihmojnë tek dhimbjet e shkaktuara nga artriti.

    Për zvogelimin e ndezjes mund të kontribojnë edhe kortikosteroidët. Sapo personi i sëmurë të ketë mbaruar me terapinë e rekomanduar, i këshillohet shkuarja në terapi fizikale për zbutjen e dhimbjeve dhe kthimin në normalitet të funksionimit të eshtrave dhe muskujve. Në anën tjetër, shërimi kirurgjik i ijeve të sëmura nuk përjashton edhe operimin për zavendësimin e tërësishëm të eshtrave me protezë implante.

    Edhepse gjithmonë është i dëshirueshëm konsulltimi me mjekun sapo të jenë shfaqur dhimbjet që zgjasin më shumë se disa ditë, përsëri mund të provoni edhe disa tretmane “shtëpiake” në mënyrë që përkohësisht të liroheni nga simptomet e pakëndëshme.

    Tretmanet shtëpiake për zbutjen e dhimbjeve në ije

    Duhet të theksohet se këto tretmane shtëpiake nuk mund të zavnendësojnë diagnostifikimin e saktë dhe shërmini e kësaj gjendje. Disa nga tretmanet shtëpiake përfshijnë:

    • Kuba akulli dhe sipërfaqe të ftohta
    • Tërheqja e muskujve paraqet ushtrimin më të mire për ijet e sëmura
    • Pushimi në pozitën më të rehatshme /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...