Ushtrime për foshnje – Ndihmë shumë e nevojshme

spot_imgspot_img

Ushtrimet për foshnje ndihmojnë në korrigjimin e deformimeve që ndodhin në moshë të re dhe mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e mëtejshëm.

Ushtrimet e caktuara mund të korrigjojnë me sukses këto deformime të tilla si:

  • Torticolis
  • Këmbë të shtrembëruar (Varus valgus)
  • Vithe të cekëta etj.

Përveç këtyre ushtrimeve, qendrat adekuate dhe programet e ndryshme ofrojnë ushtrime për të stimuluar zhvillimin normal të sistemit motorik: përgatitjen për tu zvarritur, për tu ulur, për tu ngritur, për ecje dhe ngjitje.

Pse duhet ushtruar?

Sot, është e njohur se rritja e hershme dhe zhvillimi i duhur i aftësive motorike nuk është vetëm rezultat i procesit organik të maturimit (pjekurisë), por edhe i të mësuarit të veprimeve specifike. Kjo do të thotë se ne nuk mund të mësojmë fëmijën që të ulet ose të ngritet pa arritur nivelin e caktuar të pjekurisë.

Në varësi të stimujve që fëmija merr, ekzistojnë ndryshime në cilësinë e performancës së tyre. Përfshirja e prindërve dhe të rriturve në mjedisin e tij mund të lejojë zhvillimin maksimal të potencialit të tij.

Nevoja bazë e të sapolindurit nuk është vetëm ushqimi, kujdesi dhe dashuria, por edhe plotësimi i nevojave për lëvizshmëri. Dhe, kjo mund të arrihet me anë të ushtrimit fizik. Prindërit me padurim e presin çdo lëvizje të foshnjes së tyre, por në mënyrë passive frikohen se mos ndosht amund të marin ndonjë lëndim gjatë lëvizjeve apo ushtrimeve. Në moshë të re, për shkak të mundësive të kufizuara të lëvizjes, foshnjat mund të duken të pambrojtura por kjo nuk do të thotë se ata mund të lëndohen lehtë. Ushtrimet për foshnjet nuk janë një përpjekje e madhe se sa eksopizimi ndaj lëvizjeve gjatë larjes. Por, nga këto aktivitete ndryshon edhe qëllimi ku bëhet forcimi i eshtrave dhe muskujve. Për rritje dhe zhvillim është i nevojshëm funksionimi i duhur i organeve të brendshme, e cila arrihet me ushqim të përshtatshëm dhe ushtrime. Rekomandohet që gjatë ushtrimeve prindërit të komunikojnë me foshnjen, me anë të ndonjë poezie, tregimi, duke i inkurajuar ato sepse në këtë mënyrë krijojnë komunikim të mirë me foshnjen.

Si duhet ushtruar?

Nëse stimulohet në moshë të hershme fëmija, kjo ndikon shumë në zhvillimin e tij, prandaj edhe fëmija duhet të praktikohet kur është i hëndoshë dhe në disponim të mirë, dhe e njejta gjë vlen edhe për prindërit.

Rekomandohet që foshnja të ushtrohet çdo ditë, me kohëzgjatje 15 deri 30 minuta, me ritëm të qëndrueshëm, zakonisht para larjes, duke respektuar disponimin e foshnjes. Nëqoftëse gjatë ushtrimeve vëreni ndonjë ndryshim në sjelljen e fëmijës, ndaloni mënjëherë. Me kalimin e ditëve prindërit mund të vërejnë se sa duhet të zgjasin ushtrimet. Nuk duhet të ushtroni me fëmijën kur është i lodhur apo i uritur.

Ushtrimi më i mirë për foshnjen është masazhimi. Mund të aplikohet çysh në moshë të hershme dhe ndikon në relaksimin e muskujve të cilat janë kontraktuar për shkak të pozitës kur fëmija ka qenë në barkun e nënës. Gjatë tre muajve të parë, bëni ushtrime që do të çlodhin fëmijën, sidomos me duart dhe këmbët. Nga muaji i tretë deri në maujin e gjashtë aktivizoni forcimin e muskujve, shpinës, qafës, barkut, krahëve dhe këmbëve. Nga muaji i gjashtë deri në muajin e nëntë bëni ushrime për përgatitje të zvarrimit të foshnjes dhe mësojeni në pozicionin ulur. Nga muaji nëntë deri në maujin 12 fëmija duhet të përgatitet për pozicionin e qëndrimit drejt dhe ecje.

Renditja e aktiviteteve të caktuara është i njejtë për të gjithë fëmijët, por mvaret koha e shfaqjes së tyre. Kjo varet jo vetëm nga dallimet individuale, por edhe nga stimuluesit e jashtëm që fëmija ekspozohet si dhe përfshierja e prindërve. Gjithashtu, nuk duhet të krahasoni fëmijën tuja me moshatarët e tij sepse kjo mund të rrisë pritshmëritë e prindërve apo mund ti dekurajojë ata në anulimin e ushtrimeve me fëmijët e tyre./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti i grave: shenjat paralajmëruese dhe kufijtë që tregojnë kur të kërkosh kujdes mjekësor

Udhëzues i përmbledhur dhe praktik për shenjat paralajmëruese që gratë duhet t’i marrin seriozisht dhe kufijtë kur duhet të kërkojnë kujdes parësor ose urgjent. Përfshin parimet e parandalimit dhe rekomandimet për verifikim me profesionistët shëndetësorë.

Horoskopi i ditës për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një horoskop argëtues dhe i thjeshtë për 12 shenjat — parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për një shikim të gëzuar mbi ditën tuaj.

Travel: Ekskursion njëditor familjar në Kosovë — natyrë, piknik dhe aktivitete të lehta

Udhëzime praktike për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, dokumente, dogana, ide për aktivitete të lehta dhe këshilla sigurie.

Këshilla‑shtëpiake: Si të organizoni kuzhinën e vogël për më shumë funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla, me theks te siguria ndaj kimikateve dhe masat që reduktojnë rreziqet për familjen.