Jeni të shqetësuar për peshën tuaj? Konsumoni MJALTË

spot_imgspot_img
Shumë njerëz pyesin: A nuk është mjalti një lloj i sheqerit? A nuk shtojmë sadopak peshë duke e përdorur?  Eshtë e vërtetë – mjalti përmban sheqer. 
Por ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban vitamina dhe shumë minerale. Këta ushqyes janë thelbësorë për të shpërndarë yndyrnat dhe kolesterolin. Kështu, kur hani shumë sheqer, ju keni tendencë për të rritur peshën, jo vetëm për shkak të kalorive, por për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve. Ndërsa, mjalti duke qenë një burim i mirë i ushqyesëve, ju ndihmon në uljen e peshës. Mjalti, gjithashtu përmirëson tretjen dhe kështu ndihmon në humbjen e peshës. Prandaj mjalti konsumohet edhe pas darkë.

Mjaltë dhe lëng limoni: Mjalti ndihmon në humbje peshe, kur konsumohet me lëng limoni dhe ujë të ngrohtë. Shumë njerëz pijnë këtë formulë herët në mëngjes për të reduktuar peshën e tyre.

Mjaltë dhe kanellë (cimet): Një tjetër recetë e dobishme është pluhur kanelle me mjaltë dhe ujë të ngrohtë. Merrni një lugë (gjelle) kanellë pluhur, një lugë (gjelle) mjaltë dhe një filxhan me ujë të ngrohtë, përzieni përbërësit e duhur dhe pini këtë përzierje me stomakun bosh. Njerëzit kanë nxjerrë përfitime nga konsumi i tij i rregullt.

 Së fundi, zakonisht ne mendojmë se nuk duhet të konsumojmë ushqim, në mënyrë që të reduktojmë peshën. Kujdes nga praktika të tilla. Nëse nuk konsumojmë ushqim të mjaftueshëm (ku përfshihen kalori, vitamina, minerale, fibra), sistemi imunitar do të bëhet i dobët. Humbja e peshës duhet të përqendrohet në uljen e marrjes së kalorive dhe jo në ndalimin e marrjes së tyre. Përvec kësaj, duhen rritur shpenzimet (djegiet) ditore të kalorive, me anë të ushtrimeve të rregullta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si zgjasin rrobat me materialet e duhura

Materiali vendos sa gjatë zgjasin rrobat: çfarë të kërkosh në etiketë, si ta testosh copën dhe si ta ruash që të mos humbasë formën apo ngjyrën.

Koleksionet: Si dalloni materialet që zgjasin

Si t’i lexosh etiketat, të testosh copat në dyqan dhe të kujdesesh që veshjet të zgjasin më shumë, me këshilla praktike për gra dhe familje.

Këshilla seksi për intimitet: muzikë dhe ambient

Rituali i vogël i muzikës dhe ambientit të butë mund ta kthejë mbrëmjen në afërsi pa presion – me komunikim, konsensus dhe prekje të kujdesshme.

Veshmbathje praktike: shtresa dhe materiale

Si të zgjedhësh shtresat dhe materialet që funksionojnë nga mëngjesi në mbrëmje në motin e ndryshueshëm Kosovë–Zvicër, me këshilla të thjeshta dhe të zbatueshme.