9 C
Priština
More

    Ja si mund të bëni djath mocarela për 30 minuta!

    spot_imgspot_img

    Keni harruar të bleni djathë mocarela (mozzarella), ndërsa ju nevoitet patjetër për ta përgatitur darkën? Mos u frikësoni, ju mund ta bëni vetë edhe atë për vetëm 30 minuta.

    Nëse mendoni se procesi i bërjes së djathit, është një detyrë e mundimshme dhe kërkon shumë kohë dhe për këtë arsye e shmangni atë, në blogun Simplebites kemi gjetur një recetë për bërjen e djathit mocarela e cila totalisht do ju dëshmojë të kundërtën.

    Nëse dikush do thoshte se mund të bënim djathë për vetëm gjysmë ore, ne nuk do t’i kishim besuar, apo jo? Po ju paraqesim recetën në vazhdim.

    Përbërësit:

    • 3.8 l qumësht
    • 1 ½ lugë çaji acid citric (acid limoni) në formë pluhuri
    • ¼ lugë çaji farë djathi të lëngshme
    • 1 lugë çaji kripë

    Hidhni qumështin në një enë të madhe dhe në temperature të mesme ngrohni qumështin deri sa të arrijë temperature 12C, për këtë do ju nevoitet një termometeër gatimi. Kur qumështi të arrijë temperature e saktë, hidhni pluhurin me acid limoni, përzieni mirë dhe vazhdoni ngrohjen e qumështit.

    Kur qumështi arrin të ngrohet në temperature 31C, hidhni farën e djathit dhe përzieni mire. Vini re se dalëngadalë qumështi fillon të trashet dhe të paraqiten fryerje si rezultat i trashjes.

    Në mes temperaturës 35-40C, qumështi do të trashet mjaftueshëm dhe kjo tregon se është koha për ta vënë mbi zjarr (shporet), dhe mund të vini re se si ndahet hirra nga djathi.

    Largoni enën nga zjarri dhe lëreni që të ftohet për rreth 5 minuta. Pas kësaj, me ndihmen e një luge të gjellës, mënjanoni djathin në një enë të posaçme dhe kulloni hirrën e tepërt sa më shumë të jetë e mundur. Pas saj, vendosni djathin në një furrë me mikrovalë për ta ngrohur për 60 sekonda dhe përsëri ndani hirrën nga djathi duke e ngjeshur masën e djathit sikur brumin, dhe duke mundësuar në këtë mënyrë shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë.

    Më pas, sërish ktheni djathin në mikrovalë dhe ngrohni atë për 30-40 sekonda varësisht nga fortësia dhe prap hiqni sasinë e tepërt të hirrës. Veni sasi të vogël të kripës në djath, ngjesheni mirë dhe sërish ngroheni atë duke ia larguar hirrën e tepërt.

    Në këtë moment, djathi duhet të jetë shumë i nxehtë dhe t’i ngjasojë djathit të mocarelës së shkrirë, veni dorëza dhe ngjesheni mirë masën deri sa të përforcohet.

    Përsëriteni procesin e ngrohjes dy deri tri here, derisa të gjithë shtresat e djathit të jenë ngrohur njejtë.

    Në fund, nga djathi i përfituar mund të krijoni forma të ndryshme si dhe djathin e përgatitur ruani në frigorifer në ujë të ftohtë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...