Me anë të grimit, zvogëloni hundën

Natyrisht se çdo grua me grim ndihet më e sigurt dhe më e bukur, edhe pse ajo jo gjithmonë do ta pranojë këtë. Grimi mund të na ndihmojë të theksojmë diçka në fytyrën tonë, por edhe të fshehim disa mangësi. Ne kemi disa triqe për ju se si në dukje (vizualisht) të zvogëloni hundën!

Krijimi i kontureve

Me pudër që është për dy nuanca më e errët se lëkura juaj dhe pudrën tjetër për një nuancë më e errët se lëkura juaj me një brushë (furçë) për hijëzim vizatoni një vijë në çdo anë të hundës me gjerësi që ju do të dëshironi të jetë gjerësia e hundës tuaj. Sigurohuni që pudrën ta aplikoni në një shtresë të hollë, nëse e shtypni fort me furçë do të shihet qartë se keni përcaktuar konture. Pastaj aplikoni pudrën më të ndritshme në mesin e hundës që ta theksoni atë. Në kufizimin e tyre përputhni të dy nuancat në mënyrë që të mos dallohet caktimi i kontureve.

Mbani faculeta letre

Hunda është pjesë e T-zonës në fytyrë dhe është shumë e sigurt se do të shkëlqehet, veçanërisht në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme. Qëllimin e keni që mos ta theksoni hundën, por nëse shkëlqehet nuk do të keni sukses. Është e dëshirueshme që gjithmonë të keni pranë facoleta letre me të cilat do të thithni yndyrën nga hunda e juaj.

Theksoni sytë tuaj

Nëse me grim theksoni ndonjë pjesë tjetër të fytyrës, do të largoni vëmendjen nga ajo që nuk dëshironi ta vërejnë të tjerët. Rregulloni vetullat, fshihni gropat e syve dhe aplikoni dy shtresa ngjyrë për vetulla (‘maskarë’) që ti theksoni sytë.

kosovarja.ch