Imagjinata “e ndaluar” femërore

spot_imgspot_img

Një numër jo i vogël femrash, kur ëndërrojnë për seksin, ëndërrojnë të jenë në njëfarë mënyre nën dhunë, ose të jenë të lidhura, apo t’i kenë sytë e lidhur… Gratë shpesh turpërohen nga fantazia të këtilla, i konsideroojnë jonormale dhe (ose) të turpshme, ndonëse ato në asnjë mënyrë s’janë të tilla.

Një numër jo i vogël femrash, kur ëndërrojnë për seksin, ëndërrojnë të jenë në njëfarë mënyre nën dhunë, ose të jenë të lidhura, apo t’i kenë sytë e lidhur… Gratë shpesh turpërohen nga fantazia të këtilla, i konsideroojnë jonormale dhe (ose) të turpshme, ndonëse ato në asnjë mënyrë s’janë të tilla.

Të sqarohemi menjëherë, ngase dikush mund të ketë nevojë të ngutshme për këtë sqarim: ajo që femrat në imagjinatën e tyre seksuale i bëjnë vend seksit me urdhër, lidhjeve të ndryshme, lidhjeve të syve etj., në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ajo do të dëshironte t’i ndodhnin ato gjëra. Këto mendime i zgjohen vetëm derisa fantazon, por ajo e di mirë se kjo është vetëm imagjinatë dhe se në të vërtetë është krejtësisht e mbrojtur.

Po c’ne kjo? Përse duhet të ketë gruaja një imagjinatë të këtillë? A ka ndonjë kuptim kjo gjë? Po ka – dhe është shumë e thjeshtë. Femra me fantazi të këtilla më së shpeshti janë ato që gjatë ditës janë tepër të ngarkuara me detyra të përditshme, shpesh kanë edhe punë me përgjegjësi, parandaj ëndërrojnë që në shtrat ta marrë dikush tjetër kontrollin në dorë, në mënyrë që ato të mos kontrollojnë asgjë dhe të mos jenë përgjegjëse për asgjë.

Kjo që përmendëm nuk ndodh te të gjitha gratë me imagjinatë të atillë. Ekziston edhe një mundësi dhe ajo është të mësuarit e gruas se seksi është dicka e përlyer, e papastër. Në këtë rast ajo ndjehet edhe vetë e papastër nëse kënaqet në seks, madje në këtë rast ndjehet edhe keq. Por nëse e ndjen veten të detyruar në seks, të lidhur e të tjera, ajo e heq prej vetes fajin, zhytet në kënaqësi dhe nuk ndjehet as keq, as e papastër.

Meqë flitet për imagjinatë seksuale, e cila dikujt mund t’i duket edhe frikësuese, por këtu nuk ka asgjë frikësuese dhe jonormale – ekziston vetëm dëshira për ta lëshuar veten, për t’u liruar nga detyrat, dëshira për t’u kënaqur në plotësimin e nevojave vetanake (të cilat i ka gjithkush) dhe gjatë kësaj të mos ndjehet keq. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.