4.4 C
Priština
More

    Çfarë hanë dhe gatuajnë yjet e famshëm?

    spot_imgspot_img

    Shumë njerëz reagojnë negativisht kur dëgjojnë se ndonjë manekene ka zbuluar regjimin e saj të të ushqyerit apo specialitetet e preferuara që i gatuan vetë në shtëpi pasiqë nuk besohet se yjet hanë ushqim të shëndetshëm apo gatuajnë ushqimin vetë.  Megjithatë një numër i madh i vajzave nga skena e modelimit janë të apasionuar pas ushqimit dhe gatimit, gjë që mund të vërehet në profilet e tyre në rrjetet sociale. Madje në vitet e fundit disa modele, dashurinë e tyre ndaj ushqimit janë munduar ta shëndrrojnë në biznes, sikurse Karlie Kloss e cila ka publikuar një libër me receta – Karlie`s Cookies.

    Andaj kemi bërë përzgjedhjen e gjashtë modeleve dhe ushqimet e tyre të preferuara:

    Gigi Hadid

    Ushqimi i preferuar: Desertet. Gigi është e famshme me postimin e fotografive të ëmbëlsirave të shijshme sikurse pitet me mollë apo pjeshkë si dhe biskota nga çokollata.

    Sfida në kuzhinë: Në janar Gigi është paraqitur në një emision për ushqim ku ka përgatitur një burger të përbërë nga specat e vegjël dhe djegës jalapeno dhe qepës pikante saqë vetë udhëheqësi i emision e lavdëron për specialitetin e shijshëm dhe të veçantë.

    Kur nuk është në kuzhinë ajo dëshiron që të… Përdorë Wine`n Dine aplikacionin apo në Instagram profilin të shikojë fotot e ushqimeve më të mira dhe më të shijshme.

    Valentina Zelyaeva

    Ushqimi i preferuar: Ushqimi i Valentinës përbëhet nga smoothie dhe lëngjet e shtrydhura, sikurse nga banana dhe pjeshka të përziera me lakër jeshila apo spinaq. Ajo gjithashtu preferon supat e shijshme dhe të shëndetshme.

    Sfida në kuzhinë: Kur ka themeluar faqen e internetin me po të njejtin emër para disa viteve.

    Kur nuk është në kuzhinë ajo dëshiron që të… Edukohet. Valentina pëlqen studimet rreth ushqimeve të shëndetshme të Institutit të të Ushqyerit Integrues në Nju Jork.

     

    Karlie Kloss

    Ushqimi i preferuar: Karlie thotë se zakonisht blen ushqime për mëngjes si vakti i saj i preferuar. Më së shumti i pëlqen që të përziejë të bardhën e vezës me sos Cholula apo të përgatisë krepa me filo të ëmbël.

    Sfida në kuzhinë: Kur ka bashkëpunuar me kuzhinierin e Milk barit, Kristijan Tosin, e që në përzgjedhjen në bar ka futur biskotat pa gluten që i ka quajtur Karlies Cookies.

    Kur nuk është në kuzhinë dëshiron që të… provojë reçetat familjare sikurse mishi i pulës me erëza.

     

    Robin Llaulli

    Ushqimi i preferuar: Robin është adhurues i ushqimeve që kombinohen me djath, qoftë musakë apo makarona.

    Sfida në kuzhinë: Kur ka publikuar librin e saj Robyn Lawley Eats: Decadent Dishes for friends and family, në qershor të vitit të kaluar. Titulli i librit mban emrin e bllogut të saj për ushqime, në të cilin mund të gjenden reçeta të ngjashme sikurse ato të librit.

    Kur nuk është në kuzhinë dëshiron që të… punojë në pamjen dhe shëndetin e saj, ashtuqë të gjejë një balans mes mënyrës së jetesës, ushqimit dhe pamjes së bukur.

     

    Jourdan Dunn

    Ushqimi i preferuar: Jourdan është një fanse e vërtetë e ushqimit pikant, posaçërisht kerrit indian, testeninet tajlandeze dhe pula e pjekur me makarona.

    Sfida në kuzhinë: Kur ka patur premierën e shfaqjes së saj online me titull Well Dunn with Jourdan Dunn, në kanalin oficial të Jay Z – Life+Times.  Ushqimet më interesante të përgatitura në emision kanë qenë rosa e pjekur në mënyrë kantoneze dhe brintë e kripura dhe të ëmbla.

    Kur nuk është në kuzhinë dëshiron që të… drekojë në qytetin e lindjes, Londra, ku zakonisht viziton restorantet aziatike.

     

    Devon Windsor

    Ushqimi i preferuar: Devon preferon ushqimet e ëmbla sikurse desertet e pjekura me sheqer kafe apo sheqer të thjeshtë.

    Sfida në kuzhinë: Gatimi  me supermodelen Gigi Hadid në emisionin MasterChef, edhepse ka humbur sfidën gjyqtarët kanë qenë të impresionuar me aftësitë e saj.

    Kur nuk është në kuzhinë dëshiron që të… shikojë Food Network dhe të hajë pizza me tartuf./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...