12.2 C
Priština
More

    Horoskopi ju zbulon pse jeni ende “single”

    spot_imgspot_img

    A e pyesni shpesh veten pse jeni ende “single”? ju e dini si dashurohet, dëshironi të gjeni ndonjë tip të veçantë, por thjeshtë nuk mund të keni sukses. Ndoshta ju nuk e dini, por edhe horoskopi mund të jetë arsyeja që qëndroni akoma vetëm. Lexoni dhe shihni nëse shenja e horoskopit ju ndalon rrugën për të gjetur partnerin ideal.

    DASHI

    Natyra shumë kokëfortë dhe egoiste e Dashit shpesh mund të mërzisë partnerin e tij emocional. Dashi duhet të qetësojë egon e tij dhe të ndalojë ta vë veten gjithmonë në rradhë të parë. Ata duhet të mësojnë të bëjnë kompromise nëse dëshirojnë një marrëdhënie të gjatë dhe stabile.

    DEMI

    Demi vazhdimisht mendon për pamjen e tij dhe janë shumë dembelë kur është në pyetje nevoja për ta trajtuar partnerin me romancë. Demi kokëfortë gjithashtu ka tendencë të hidhërohet gjithnjë e më shumë për një kohë të gjatë, e për këtë edhe konfliktet nuk kanë të ndalur.

    BINJAKËT

    Nëse shpesh gaboni në lidhjet tuaja, ka gjasa që t’ju hutojë shenja juaj e horoskopit. Argëtimi me personin nën shenjën e binjakëve mund të jetë konfuze për partnerin, binjakët shpesh ndryshojnë dhe kështu mund të trembin partnerin tuaj.

    GAFORRJA

    Gaforrja ka një shprehi se shumë herët gjatë lidhjes ju bën temën e martesës dhe të fëmijëve. Gjithashtu, gaforrja priret të jetë shumë detyruese ndaj partnerit, të lidhet tejmase saqë kalon në bezdisje.

    LUANI

    Nëse i përkisni shenjës së Luanit, ndoshta shpesh diskutoni me partnerin tuaj, dhe këtë e bëni vazhdimisht. Megjithatë, partneri mund t’ju shohë që vazhdimisht e sulmoni për diçka dhe kjo mund shumë lehtë ta mërzisë. Luani mund të mbesë i vetëm për tërë jetën nëse nuk e kupton se duhet të fitojë zemrën e dikujt, dhe të mos kalon në grindje gjithnjë.

    VIRGJËRESHA

    Virgjëresha është shumë e trembur dhe ka nevojë për më shumë kohë deri sa dikush ta ftojë në takim. Virgjëresha gjithashtu ka tendencë që të heqë dorë nga partneri për imtësira apo mërzitje më të vogla.

    PESHORJA

    Dashuria e Peshores mund të jetë fatale nëse vazhdimisht kërkojnë partnerë që janë problematikë dhe që kanë nevojë për përkrahje emocionale. Në fakt, Peshorja kërkon partner që është arrogant ndaj saj, duke rënë kështu në kurth dhe duke manipuluar.

    AKREPI

    Akrepi është i paqëndrueshëm, i cili bie shumë shpesh në dashuri, krijon lidhje dhe shpejtë e përfundon. Disa nga Akrepat dëshirojnë ta kontrollojnë jetën e partnerit të tyre, që mund të jetë vërtetë humbëse për lidhjen e tyre.

    SHIGJETARI

    Nëse keni standard shumë të larta , atëherë ju jeni Shigjetar i vërtetë. Sigurisht, ju e meritoni më të mirin, por nëse e refuzoni secilin rast duke menduar se askush nuk është mjaftueshëm i mirë për ju, besoni që kjo nuk është aspak premtuese.

    BRICJAPI

    Bricjapi është shumë xheloz dhe posesiv, duke dyshuar shpesh herë edhe në vetveten. Për fat të keq, duhet shumë kohë dhe këmbëngulje. Partneri zakonisht bëhet i frustruar dhe mërzitet duke luftuar për vlerat e tij tradicionale.

    UJORI

    Ujori ka mendimet e tij dhe nuk ka frikë që t’i shprehë ato. Kjo mund të duket interesante në fillim të lidhjes, por në fund do t’ju shpie në konflikt të vazhdueshëm dhe në fund me prishje të lidhjes.

    PESHQIT

    A e dëshironi ende ish partnerin? Atëherë i përkisni shenjës së peshqve, që është natyrë e sakrificës dhe pendimit. Rrallë here ndodh që Peshqit të ndahen nga lidhja edhe nëse kanë probleme apo marrëdhënie të keqe.

    foto: pixabay.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...